Home KRYESORE Deklarata enigmatike e Trump: Qetësi para stuhisë/ Çfarë do të ndodhë?!

Deklarata enigmatike e Trump: Qetësi para stuhisë/ Çfarë do të ndodhë?!

Pas takimit me ushtarakët ditën e enjte, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka bërë një deklaratë sa befasuese edhe enigmatike.

Presidenti Trump tha se kjo situatë ndoshta është qetësi para stuhisë, por nuk ka shpjeguar më me hollësisht se përse e ka fjalën.

Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka folur për kërcënimin nga Koreja Veriore dhe parandalimin e Iranit nga prodhimi i armatimit atomik.

Ai, po ashtu, u ka bërë presion zyrtarëve që të jenë më të shpejtë për ta furnizuar atë me “opsione ushtarake” kur kjo është e nevojshme.

Gjatë fotografimit të përbashkët, Trump u tha gazetarëve të pranishëm se “Ju djema a e dini se çfarë përfaqëson kjo? Ndoshta është qetësi para stuhisë”.

Gazetarët pyetën se çka do të thotë kjo, ndërsa Trump u përgjigj: “mund të jetë qetësi, qetësi para stuhisë”, raportojnë mediat e huaja.

Kur reporterët pyetën se nëse po i referohej Iranit, Koresë Veriore apo grupit ekstremist, Shteti Islamik, Trump është përgjigjur shkurt, duke thënë “ju do ta gjeni”./360grade.al

Share: