Home KRYESORE Demokratët: Byroja Parlamentare të përjashtojë Ramën

Demokratët: Byroja Parlamentare të përjashtojë Ramën

0

Seanca e sotme plenare është ndërprerë për të rifilluar pasdite, por deputetët e PD vazhdojnë të qendrojnë në sallë.

Ata po mbledhin firmat për t’i kërkuar Byrosë së Kuvendit përjashtimin e kryeministrit Edi Rama me 10 ditë nga punimet parlamentare.

Sipas PD-së, Rama ka përdorur fjalë ofenduese ndaj Grupit PD por edhe ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Mësohet se sot teksa Berisha kërkonte fjalën në parlament, Rama ndër dhëmbë i ka dhënë “je i rrjedhur”. Kjo nxiti gjithë zemërimin e demokratëve dhe kryesisht të Flamur Nokës, të cilin Ruçi e përjashtoi pasi bllokoi foltoren.

Share:
Reklama juaj