Home KRYESORE Denoncimi i Bashës për “të fortin e Fierit”: Kush është Renato Cami…

Denoncimi i Bashës për “të fortin e Fierit”: Kush është Renato Cami…

Lideri demokrat Lulzim Basha ka denoncuar dje se Renato Cami bën ligjin në Fier, madje ngjarjet kriminale fshihen nga Policia e Shtetit. Referuar denoncimit të një qytetari, Basha shkruante se para dy javësh është marrë peng një djalë 20 vjeç nga Renato Çami. Policia nuk ndërhyri, pasi ai është sponsori më i madh i PS në Fier, me bekimin e Gramoz Ruçit.

Policia e Shtetit ka reaguar një ditë pas denoncimit të liderit demokrat, duke thënë se ngjarja është referuar në prokurorinë e rrethit të Fierit dhe është publikuar në faqen zyrtare të policisë asp.gov.al.

Por, Policia nuk shpjegon dot se pse kjo ngjarje nuk është publikuar në media, kur policia nuk kursehet të bëjë njoftime për shtyp edhe për 2 gramë hashash….!!

Pas denoncimit të Bashës, shtypi i shkruar ka publikuar të tjera detaje rreth Renato Çamit, emri i vërtetë i të cilit është Renato Saliu,i konsideruar eksponent krimi në qytetin e Fierit.

“Ai është krahu i djathtë i Gramoz Yzeiri, i cili deri në vitin 2009, ku u ekstradua nga Amerika, konsiderohej si një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte një ndër më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare. Gramoz Yzeiri, nga lagjja Sheq i Madh i Fierit, njihej si person me precedentë të shumtë penalë. Rezultonte i skeduar në listat e personave të shpallur në kërkim që nga viti 2003, i kërkuar për vrasjen e Xheladin Qelisë, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, në qendër të qytetit të Fierit. Për këtë ngjarje u dyshua si i implikuar edhe Renato Çami, madje kishte dyshime se vrasjen e kryen në bashkëpunim.”, shkruan “Panorama”.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e fundit kriminale, pengmarrjen e një të riu më datë 2 Tetor, Policia thotë: “Ka bërë kallëzim shtetasi F.L., 20 vjeç, banues në fshatin Petovë Fier, se më datë 02.10.2017, në lagjen ‘1 Maj’, Fier, është rrahur nga disa persona dhe është mbajtur peng për disa orë në një banesë”. Po sipas policisë po punohet për identifikimin e autorëve.

Statusi i plotë i Bashës për Renato Çamin

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”/Opinion.al

Share: