Home KRYESORE Denoncimi i deputetit/ “Drejtuesit e rinj të hipotekës, kërkojnë ‘haraç’ në këmbim...

Denoncimi i deputetit/ “Drejtuesit e rinj të hipotekës, kërkojnë ‘haraç’ në këmbim të pronës, në të kundërt …”

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka denoncuar në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’ tjetërsimin e pronarit të një biznesi në ish-Bllok i cili disponon dokumentacionin e rregullt.

Deputeti demokrat ka deklaruar se ky biznes po kërcënohet nga drejtuesit e rinj të hipotekës se nëse nuk paguan ‘haraçin’ për ta prona do ti kalojë një tjetër pronari.

“Drejtues të rinj të hipotekës e kërcënojnë që ose do të paguajë haraçin ose pronën do e regjistrojnë në emër të një individi tjetër, qe biznesi e denoncon që e kanë falsifikuar,” shkruan Salianji.

Statusi i plotë:

Mafia e pronave vazhdon ben kerdine ne cdo cep, diku i merret prona qytetareve per pallat, diku shkaterrohen pronat pa asnje dokument, diku transferohen dhe regjistrohen me falsifikim. Nje biznes ne mes te bllokut kercenohet nga Hipoteka se nese nuk paguan haraçin per ta do i transferojne pronen tek nje individ tjeter. Biznesi me kontrate me shtetin zoteron nje prone ne zonen e bllokut provon cdo dite presionin e pushtetit per llogari te mafias qeveritare! Biznesi deshmon se drejtues te rinj te hipotekes e kercenojne qe ose do te paguaje haraçin ose pronen do e regjistrojne ne emer te nje individi tjeter qe biznesi e denoncon qe e kane falsifikuar!/360grade.al

22489806_1568289126526891_8286271008400052751_n

 

Share: