Home KRYESORE Deputeti demorkat akuzon hapur Ramën: Videoja e Elbasanit është vepër e jotja!

Deputeti demorkat akuzon hapur Ramën: Videoja e Elbasanit është vepër e jotja!

Deputeti i demokrat Luciano Boci, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Rama sot për ngjarjen e Elbasantit.

Shkrimi i plotë i Bocit në Facebook:

RAMA DHE VIDEOJA E ELBASANIT

Rame, ajo video e Elbasanit është kokë e këmbë, fund e krye, por dhe vazhdim pa fund, vepër ekskluzive e jote.
Mos ja kalo autorësinë organeve të tjera.
“Organi” përgjegjës je ti!

Ato në videos ishin policë, bir nënash e baballarë fëmijësh, të veshur me detyrë e me uniformë, profesionistë, por të zhveshur

ME DHUNË nga diçka themelore.

Të zhveshur nga vullneti yt si K/Ministër, që s’ka ekzistuar asnjë moment, dhe i qeverisë tënde, për të luftuar krimin.
Të zhveshur nga kurajoja politike për ta goditur ortakun e pushtetit të sotëm.

Prandaj atë ditë ishin “policë prej letre” dhe jo të vërtetë.
Në vend që t’i veshësh me vullnet e kurajo ti “i vare” publikisht ato.

Ndërsa krimit “ja vare fare” dhe e ke lënë të bredhë vitrinave.
Jo se nuk di por ti nuk do.

Për ty gjatë gjithë kësaj kohe kriminelët janë gjykatësit, prokurorët ose policët që prishin rehatinë tënde e të qënurit “daku” i krimit.

Shkarkove një trupë të tërë policie, për të mbuluar turpin tënd dhe kumtin e krimit tënd dhe nuk le rrufe mallkimi pa shkarkuar mbi prokurorët që dëshmuan mafiozitetin e regjimit tënd.

Ia dorëzove policët, me vite karriere mbi shpatulla, pa një pa dy, rrugës dhe pamëshirës së krimit.

Të trazuan statuskuonë me krimin apo të prishën humorin, këtë e di ti!?

Pak mirënjohës dreqi ta marrë të paktën duhej të ishe!
Një pjesë e tyre ishin partiakë të thekur dhe s’lanë gur pa lëvizur, duke i bërë hosana dhe krimit me urdhërin tënd, për karrigen nga i shkarkove dhe i mallkove sot.

Ndaj do ishte mirë mos flisje për Elbasanin.
As për gjykatës e prokurorë.
Mëkatet e tyre të mundshme ngjajnë si vepra bamirësie para asaj se çfarë i ke punuar ti këtij vendi!

Share: