Home KRYESORE Deputeti i Vlorës sheh fukarallëkun ne zonën e tij elektorale, e premton...

Deputeti i Vlorës sheh fukarallëkun ne zonën e tij elektorale, e premton se do i ndihmoje!

Nga Fate Velaj

…përpara pak kohësh, gjatë një “inspektimi” në zonën time elektorale, hyra dhe tek kjo shtëpi në Panaja, të cilën e gjeta gati në të shembur e ku, nga dhomat pa dysheme, shihej qielli. (fotot më vonë).

Bisedova me Eneidan, vajzën që ishte duke mësuar dhe m’u përgjigj se e donte shumë shkollën.

Mu kujtuan fëmijët e mi lindur e rritur në Vjenë ku shkolla e tyre ishte si të ishte Vatikani, plotë afreske e mirëqënie… i premtova Eneida’s se do ja rindërtoj shtëpinë dhe, faleminderit miqve të mij biznesmen vlonjat, së afërmi Eneida do të ketë një çati të re, mure të suvatuara, dysheme me pllaka, dyer e dritare të reja si dhe mobilje të reja.

Gjatë kësaj kohe që jam deputet, kam filluar një inspektim nëpër shkollat e zonës dhe së shpejti, do dalë më një raport.

Share: