Home KRYESORE Ermal Mamaqi tregon të vërtetën: Ja si u bëra personazhi më i...

Ermal Mamaqi tregon të vërtetën: Ja si u bëra personazhi më i ndjekur në Facebook, i mora…

Emisioni ‘Studio e Hapur’ i gazetares Eni Vasili i largohet këtë të martë politikës së ditës për t’u marrë me një fenomen që na përfshin të gjithëve, realitetin virtual dhe komunikimin online.

Një nga të ftuarit ka qenë Ermal Mamaqi, i cili është personazhi që ka më shumë ndjekës në ‘Facebook’. I pyetur nëse e konsideron veten mbret apo skllav të rrjeteve sociale, Ermal Mamaqi tha se e ndjen veten në mes.

“Unë e konsideroj veten në mes dhe e kam çliruar nga skllavëria se nuk merrem me të. Me administrimin e rrjeteve sociale merret një djalë”- tha Mamaqi. Ndërkohë i pyetur si arriti të bëjë 2 milionë ndjekës në ‘Facebook’, Ermal Mamaqi tha se në vitin 2013 ia ka marrë adresën një të riu i cili e kishte hapur me emrin e tij. “Ka qenë viti 2013 kur unë kam hyrë në ‘Facebook’ dhe dikush kishte hapur një faqe me emrin Ermal Mamaqi dhe hiqej si unë. Faqja kishte 10,000 veta dhe në atë moment unë e mora dhe faqja u rrit.

Unë gjeta edhe një faqe tjetër me emrin tim dhe në momentin që u vërtetova që isha unë, ‘Facebook’ m’i bashkoi fansat. Ai djali ma dhuroi nuk ja bleva faqen që ishte me emrin tim. Ai ishte adoleshent që kishte qejf të postonte. U bënë 2 milionë fansa vetëm duke bërë humor. Çdo njeri që na dërgon foto dhe video ja postojmë”- tha Mamaqi.

Share: