Home KRYESORE Familjarët e minorenes së përdhunuar: Vajza do ta lindë fëmijën, por ta...

Familjarët e minorenes së përdhunuar: Vajza do ta lindë fëmijën, por ta mbajë i ati!

Policia e P0gradecit arrestoi sot 55 vjeçarin nga fshati Vellcan Ligor B., pasi ndaj tij u ngrit nje kallezim per marredhenie seksuale me dhune.

Fqinja e tij, 15-vjeçarja Xh.B e ka akuzuar se pasi ka hyre në banesën e saj, Ligor B. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e lënë shtatzënë. Nga dëshmia që ka dhënë në polici e mitura ka pohuar se nuk ka treguar për ngjarjen që ka ndodhur në muajin mars, pasi kishte turp nga çfarë do të mendonte fshati.

“Nuk tregoja se më vinte turp nga fshati. Nëna ime e kuptoi kur m’u rrit barku. Më pas shkuam tek inferemierja dhe ajo na tha që jam shtatzanë,” u shpreh 15-vjeçarja. Për tronditjen e thellë kanë reaguar edhe prindërit e XH.B. sipas të cilëve jeta e vajzës së tyre është shkatërruar. Ata gjithashtu bënë thirrje për dënim maksimal për 55-vjeçarin.

“Vajza do ta lindë fëmijën. Na shkatërroi jetën e vajzës. Ne jetojmë në kushte ektresme. Fëmijën ta mbajnë familjarët e tij. Kërkojmë dënim maksimal,” u shprehën prindërit e vajzës, sipas Balkanweb.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit. Burimet nga policia thanë se vajza 15-vjeçare ka dhënë dëshminë e saj në prani të psikologes.

Në dëshminë e saj, vajza adoleshente ka deklaruar se 55-vjeçari në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë ajo ka ngelur shtatzënë.

“Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time, Nuk e ndalova dot”, tha ajo per Neës 24. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share: