Home KRYESORE Fier, xhaxhai godet me thikë nipin 14 vjeç!

Fier, xhaxhai godet me thikë nipin 14 vjeç!

Një 14 vjeçar ka mbetur i plagosur në Zharrëz të Fierit, pasi është goditur me thikë nga xhaxhai i tij. Lajmi u bë i ditur nga policia e cila tha se ka vënë në pranga autorin, Gentian Asllani, 43 vjeç. Nga të dhënat e para, thuhet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.

Adoleshenti është duke iu nënshtruar trajtimit mjekësor, ndërsa policia po mbledh prova dhe dëshmi për të zbardhur këtë krim të ndodhur në familje ditën e sotme./Opinion.al

Share: