Home KRYESORE Flet Enea Bektshi: Isha unë shoferi i ‘Audit’ të blinduar qe shtyva...

Flet Enea Bektshi: Isha unë shoferi i ‘Audit’ të blinduar qe shtyva makinën e policisë

“Kam qenë unë shoferi i “Audit”. Nuk kisha qëllim që të godisja mjetin e policisë…”. Kështu është shprehur 31-vjeçari Enea Bekteshi sot përballë trupit gjykues duke krijuar konfuzion ndersa akuzohej person tjeter.

Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës si personi i dyshuar për incidentin e Elbasanit, ku u godit makina e zv.drejtorit të policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi.

Bekteshi u gjet nga policia në banesën e kunatit të tij në Cërrik. Policia po kryen disa analiza të ADN-së në një shishe uji dhe një puro që u gjet në ‘Audin’ e blinduar, ndërsa është provuar se gjurmët e gishtave në makinë ishin të Enea Bekteshit, por askush nuk mund te garantoje nese ajo shishe ka qene aty edhe kur ka ndodhur incidenti.

Share: