Home KRYESORE Gjermania po ndërmerr një hap madhor mbi Luftën e Tretë Botërore?

Gjermania po ndërmerr një hap madhor mbi Luftën e Tretë Botërore?

0

Gjermania po konsideron marrjen e armëve të veta bërthamore për shkak të pasigurisë në lidhje me presidentin e SHBA, Donald Trump, një ekspert ka zbuluar.

Që kur u betua, presidenti miliarder ka pasur një marrëdhënie të trazuar me aleancën ushtarake NATO, vitin e kaluar duke thënë se SHBA nuk do të mbrojnë domosdoshmërisht ndonjë aleat që ndodhet nën sulm.

Trump ka qenë gjithashtu i përfshirë në një luftë fjalësh me Korenë e Veriut, pasi udhëheqësi Kim Jong-un kreu një sërë testesh bërthamore.

Raportet sot madje tregojnë se Pyongyang mund të nisë një bombë Hidrogjeni në Paqësor, gjë që ka frikësuar gjeneralët e SHBA dhe zyrtarët e CIA-s.

Tani një ekspert ka pohuar se sjellja e çoroditur e Trump përkundrejt NATO-s ka lëvizuar Gjermaninë – një anëtare e NATO-s që nuk ka armë bërthamore – të marrë në konsideratë armatosjen e tyre me armë nukleare.

Eksperti i mbrojtjes raketore Azriel Bermant shprehet: “Gjermanët tani po debatojnë mbi çështjen për të  marrë armët e tyre bërthamore për shkak të pasigurisë mbi Shtetet e Bashkuara”.

Historiani – i cili po nxjerr një libër të ri Margaret Thatcher dhe Lindja e Mesme me Cambrigde University Press – shton: “Shtetet e Bashkuara kanë krijuar aleanca anembanë globit bazuar në idenë se Uashingtoni do t’i mbrojë miqtë e tij përballë vështirësive.”

“Një veprim i konceptuar keq që rrezikon aleatët në Azinë Lindore do të dëmtojë besimin dhe do të ketë një ndikim të dëmshëm në aleancat e tjera amerikane, përfshirë NATO-n”.

Më parë sot Daily Star Online zbuloi se Bermant gjithashtu beson se Trump do të “luftojë për të ushtruar vetëkontrollin” nëse Koreja e Veriut hedh një bombë bërthamore në Paqësor.

Ai tha: “Flitet për mundësinë e Koresë së Veriut që të lëshojë një bombë nuklear në Paqësor.”/360grade.al

Share:
Reklama juaj