Home KRYESORE Do hetohet Ruçi për vrasjet e 2 prillit? Ja si përgjigjet Edi...

Do hetohet Ruçi për vrasjet e 2 prillit? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për austriaken “Der Standard” ka shprehur kritika në lidhje me Bashkimin Europian dhe politikën e saj të zgjerimit. Madje Rama shprehet se nuk është çudi që edhe vitin e ardhshëm, Shqipëria të mos marrë ftesë nga BE.

I pyetur nëse po hetohet Ruçi brenda partisë socialiste për kohën kur ka shërbyer si ministër i Brendshëm i komunizmit, Rama është shprehur:

“Kjo është hetuar dhe gjykuar në gjykatë dhe është liruar nga të gjithë akuzat e çmendura. Pse duhet që partia të hetojë tani për këtë. Unë jam për një kohë të gjatë lider i kësaj partie. Unë kam qenë edhe lider i lëvizjes antikomuniste. Kjo Parti Socialiste që unë drejtoj nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën …”, tha Rama.

Share: