Home KRYESORE Ilir Meta prezanton Tedi Blushin, zëdhënësin e ri të Presidencës

Ilir Meta prezanton Tedi Blushin, zëdhënësin e ri të Presidencës

Ilir Meta prezantoi sot zëdhënësin e ri të Presidencës, gazetarin Tedi Blushi. Pavarësisht se nuk i mungonin variantet nga LSI-ja, duket se Meta ka zgjedhur t’i japë institucionit një fytyrë apolitike.

Prezantimin e ka bërë në 15 vjetorin e televizionit News 24, ku u shfaq përkrah gazetarit Tedi Blushi. Pas më shumë se një dekade pranë kësaj kompanie, Blushi ishte larguar vetëm pak ditë më parë.

“Për Lirinë dhe Pavarësinë e Medias.

Duke uruar 15 vjetorin e News 24 bashkë me zëdhënësin e Presidencës, Tedi Blushi, gazetar prej më shumë se një dekade pranë kësaj media” shkruan presidenti në Facebook, duke prezantuar zëdhënësin e tij të ri.

Share: