Home KRYESORE Ish deputeti Ndocaj: Dy standardet e Rames si strategji kunder Veriut dhe...

Ish deputeti Ndocaj: Dy standardet e Rames si strategji kunder Veriut dhe pro Jugut

Nga Eduart Ndocaj

Sot, eshte shkelur hapur Kushtetuta e Shqiperise dhe po ashtu eshte konfirmuar se Rama perdor dy standarde per drejtesine.

Pse kemi dy standarde? Tom Doshi, Armando Prenga dhe Mark Froku, u dorezuan menjehere tek drejtesia, dy te fundit u eshte hequr menjehere mandati, ndersa te parit ju dha vetem autorizimi per arrestim.

Nuk dua te mbroje asnjeherin prej tyre edhe pse te tre per sa kohe nuk ka nje vendim te formes se prere te drejtesise do te thote se jane te pafajshem ashtu si argumenton Rama me shoket e tij per Tahirin. Pra, edhe per keta te tre ka vetem opinione persa kohe nuk ka nje vendim te formes se prere.

Pse ben dy standarde Rama? Te tre ishin Veriore dhe mbi te gjitha katolike dhe kjo ishte dhe eshte nje lufte e hapur kunder verioreve dhe katolike te bere nga klani i Rames dhe Rama vete personalisht.

Si nuk qenkan te mjaftueshme provat per Tahirin, qe levize me te njejten makine qe levizin kusherinjt e tij? Ne cdo vend te botes vetem per kete indizio Tahiri ishte arrestuar.

Por, per te ka edhe indizie te tjera te paraqitur nga prokuroria. Nuk mendoj dhe nuk aludoj se Prokuroria e Krimeve te Renda ka humbur vlerat e saj institucionale duke paraqitur nje kerkese absurde. Kerkesa e Prokurise eshte me prova dhe baze ligjore.

Sot, 75 deputete duke perfshire edhe Ramen votuan pro krimit, mafias, trafiqeve dhe kapjes e bashkepunimit te krimit me shtetin e politiken.

Sot, misioni i atij Parlamenti ka mbaruar dhe ai duhet te shperndahet nje ore e me pare sepse eshte ne sherbim te krimit e mafias.

Sot, shqiptaret duhet te marrin fatet e tyre ne dore dhe largojne Ramen bashke me kupolen e tij.

Sot ka rene Shteti i se Drejtes e bashke me te edhe legjitimiteti per te qeverisur.

Share: