Home KRYESORE ISIS kundër FBI-së/ Çfarë përfaqësonte autori i masakrës në Las Vegas

ISIS kundër FBI-së/ Çfarë përfaqësonte autori i masakrës në Las Vegas

Shteti Islamik (ISIS) mori përsipër përgjegjësinë për sulmin me armë që la të vdekur 50 persona në Las Vegas.

Nëpërmjet një deklarate në median e tyre, “Amaq”, ISIS lajmëroi se agresori ishte “luftëtar i Shtetit Islamik”. Sipas kësaj agjensie, agresori 64-vjeçari, Stephen Paddock ishte konvertuar në fenë myslimane pak muaj më parë.

Autoritetet amerikane nga ana e tyre nuk e kanë hetuar si rast terrorist këtë sulm.

“Sulmi me armë në koncertin country në Mandalay Bay është vepër e një ‘ujku të vetmuar’, që nënkupton një individ të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste. Në këtë pikë në përjashtojnë që t’a cilësojmë këtë sulm si akt terrorist edhe pse nuk dihet ende pse ky person ka hapur zjarri në koncert, duke vrarë 50 persona dhe plagosur mbi 200 të tjerë”- ka thënë policia e Las Vegas-it.

Pas një kontrolli më të imtësishëm të grupit hetimor dhe FBI-së që po ndjek ngjarjen, është zbuluar se 64-vjeçari nuk rezulton aspak problematik për autoritetet. Sipas mediave amerikane, ai nuk është ndaluar ndonjëherë as në trafik me makinë.

64-vjeçari Stephen Paddock u deklaruar i vdekur nga Departamenti i Policisë së Las Vegasit. Sipas tyre, ai u qëllua nga disa agjentë policie disa minuta pasi nisi sulmin ndaj ndjekësve të koncertit, në katin e 32-të të hotelit Mandalay Bay. /LAPSI.AL/

Share: