Home KRYESORE Ja përse nuk po arrestohet Saimir Tahiri, sipas sali Berishes (FOTO)

Ja përse nuk po arrestohet Saimir Tahiri, sipas sali Berishes (FOTO)

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka postuar një foto në Facebook-un e tij ku shpjegon “arsyen” e mosarrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria për përfshirje në trafikun e Drogës.

“Nuk futem pa Edi Ramën”, mbishkruhet në foton e Saimir Tahirit të shpërndarë nga Berisha.

Kujtojmë se ditën e djeshme socialistët bllokuan dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, por vetëm për hetimin e tij, pasi sipas tyre, Prokuroria nuk ka prova për arrestimin e deputetit socialist. Ndërsa opozita mbështeti variantin e arrestimit të deputetit socialist.
Screenshot_7.png

Share: