Home KRYESORE Jo me Portokalli, nuk do ta besoni se ku do t’i shihni...

Jo me Portokalli, nuk do ta besoni se ku do t’i shihni Bes Kallakun dhe Erion Isain!

Me largimin nga “Portokallia”, u përfol shumë në media për Bes Kallakun e Erion Isain dhe se në çfarë projekti do të shfaqeshin, por këtë dy aktorët e kanë zbuluar vetëm ditën e djeshme.

Fillimisht Erioni kishte ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Besin të cilin e akuzonte për “tradhti” pasi kohët e fundit ishin distancuar.

Në fund ishte Ardit Gjebrea ai që zbuloi surprizën e edicionit të 19-të të “Kënga Magjike” ku bëri të ditur se bashkëprezantues do të ketë Bes Kallakun dhe Erion Isain.

Me anë të postimeve të tyre në Instagram, Besi dhe Erioni janë shprehur shumë të lumtur që këtë vit do të jenë bashkëprezantues.

“Kete vit se bashku me Erion Isai do jemi bashkprezantues te Kenga magjike, do kemi edhe Ardit Gjebrea se skishim si te benim ndryshe”, shkruan Besi.

“Super kenaqesi qe bashke me Bes Kallaku dhe Ardit Gjebrea do te prezantojme festivalin Kenga Magjike”, shkruan Erioni. /360grade.al

Share: