Home KRYESORE Kë votoi Topalli për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Jozefina:

Kë votoi Topalli për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Jozefina:

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, në Rreport TV, nga ku u shpreh se ka marrë pjesë në zgjedhjet e kryetarit të partisë Demokratike me 22 korrik dhe ka treguar se për kë ka votuar.

Keni votuar për Bashën?

Topalli: Jo.

Për Selamin?

Topalli: Jo.

Ishte fletë e bardhë?

Topalli: Jo ishte një kryq i madh.

Pse nuk firmosët te lista e kritikëve të Bashës për ringritjen e PD-së?

Jo s’ke për ta parë ndonjëherë emrin tim në firma dhe në gjëra të tilla. Unë kam pasur rezerva për mënyrën e ushtrimit të pushtetit. Nuk e kam fshehur kurrë. Unë kam reaguar publikisht kundër mënyrës se si Basha bënte opozitë. Ai është i rremë në paraqitje. Është i rremë, kur tha që me Edi Ramën nuk hyhet në zgjedhje

 

Share: