Home KRYESORE Këngëtar i punësuar tek AKBN, “Unë këngëtar, gazetar dhe aktor jam, i...

Këngëtar i punësuar tek AKBN, “Unë këngëtar, gazetar dhe aktor jam, i nderuar koleg piktor.

0

Rama në Asamblenë e sotme të PS-së e ka shfrytëzuar rastin edhe për të sulmuar ish-aleatët e tij në mandatin e shkuar. Kryeministri u shpreh se kishte edhe këngëtarë që punonin në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke thënë se kjo kohë do të ikë.

Na duhet tu njoftojme se ka qene i menjëhereshëm ka qenë edhe reagimi i vetë këngëtarit te njohur për këtë akuzë, Klajdi Musabelliu, që u bë i njohur për të gjithë shqiptarët nga programi i parë i “Ethet e së Premtes Mbrëma”.

Vetë Musabelliu i është përgjigjur kryeministrit Rama përmes një statusi në rrjetin social Instagram dhe duhet ta pranojme me mjaft finese sarkastike

“Unë këngëtar, gazetar dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, sesa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi që po instalon ti. Vdekja Fashizmit Liri Popullit, i nderuar”, – shkruan Musabelliu.

Musabelliu ka postuar edhe një foto të tijën me kryeministrin Rama në moshë më të re, dhe diplomën që tregon se është diplomuar për Shkenca Komunikimi.

Share:
Reklama juaj