Home KRYESORE Komisioneri europian për zgjerimin, Hahn: Serbia shumë shpejt do të bëhet pjesë...

Komisioneri europian për zgjerimin, Hahn: Serbia shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane

Komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar se Serbia është në rrugën e duhur në procesin e anëtarësimit në BE dhe se shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Hahn, gjatë bisedave me kryeministren serbe Ana Bërnabiç, siç shkruan media serbe “Novosti”, ka falenderuar Serbinë për rolin kyç në stabilitetin e rajonin. “Dyert e BE-së janë të hapura për hyrje të atyre vendeve që plotësojnë kriteret.

Serbia në këtë rrugë është pozicionuar mirë”, ka thënë Hahn. /360grade.al

Share: