Home KRYESORE Kush e nxori emrin e dëshmitares së mbrojtur të çështjes “Tahiri”?

Kush e nxori emrin e dëshmitares së mbrojtur të çështjes “Tahiri”?

0

Dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë, që ka treguar lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nuk është më sekret, pasi prej të shtunës emri i saj ka dalë në media me gjasë nga një deputet i PS-së.

Edhe pse emri i saj qarkullon gjithandej në respekt të statusit ‘e mbrojtur’, Opinion.al nuk e publikon. Ajo ç’ka dihet është se emri ka dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura ku gjendesin vetëm prokurorët dhe anëtarët e Këshillit të Mandateve. I takon organit të akuzës të gjejë deputetin përgjegjës për këtë akt, për sa kohë askush nuk e ka marrë autorësinë e rrjedhjes së informacionit.

Ka qenë pikërisht dëshmia e saj që ka krijuar bindjen e prokurorisë për lidhjen e Tahirit me trafikantët e drogës. Por sakaq burime të besuara thonë se nuk është një dëshmitare e vetme por edhe 3 të tjerë që kanë kanë treguar përpara prokurorëve për trafikun e drogës që Habilajt bënin me “bekimin” e Saimir Tahirit.

Gjithsesi në këtë pikë, prokuroria mbetet e rezervuar pasi mbi dosjen e ish-ministrit po punohet fort edhe pse me gjasë Kuvendi do të votojë kundër heqjes së mandatit të tij ditën e mërkurë. /Opinion.al

Share:
Reklama juaj