Home I pakategorizuar Kush është prokurori që kërkon arrestimin e ish-ministrit Tahiri

Kush është prokurori që kërkon arrestimin e ish-ministrit Tahiri

0

Prokurori që ka firmosur kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit për arrestimin e Saimir Tahirit, është drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar sot Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Ndërsa tani prite që të mblidhet Këshilli i Mandateve në 19:00, për t’i hapur rrugë veprimeve të mëtejshme të Prokurorisë. Prokurori Hajdarmataj që ka firmos kërkesën për autorizim do të jetë dhe në parlament.

Share:
Reklama juaj