Home KRYESORE Kush do të arrestohet?Paralajmërimi tronditës i Ballës: Pas Tahirit, emra të tjerë...

Kush do të arrestohet?Paralajmërimi tronditës i Ballës: Pas Tahirit, emra të tjerë do vijnë në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka bërë një paralajmërim të fortë teka sqaroi arsyet e mos lajmërimit të deputetëve për mbledhjen e komisionit të mandateve dhe imuniteteve pas kërkesës së prokurorisë për mandatin e Tahirit. Balla paralajmëroi se përveç Tahirit do të ketë edhe emra të tjerë që do të vijnë në Kuvend nga Prokuroria.

“Dua që shqetësimin për një përpjekje idioteske të Halimit apo Halimëve të tjertë të PD për ta kthyer këtë procedurë ligjore në një teatër në interes të hallit të PD dhe jo të drejtësisë. Duhet ta them qartë që ka një dallim të madh ndërmjet grupit të PD dhe PS dhe kryeministrit Rama me hallexhinjtë e PD dhe të tjerët që i janë bashkangjitur PD, se ne jemi këtu në luftë për drejtësinë.

Edhe në mënyrën se si ne bëjmë rregulloren e Kuvendit, kam mbërritur këtu si kryetari i grupit parlamentar që në momentin që e keni raportuar ju si media, dhe kam qenë disa orë para që kur materiali i Prokurorisë të mbërrinte dhe në bindjen tonë të thellë që për këdo për këdo e për çdo rast ne do e bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë edhe në raste të tjera që do vijnë në Kuvend. Të jeni të sigurt që në këtë rast drejtësia është fjala jonë e vetme”./360grade.al/

Share: