Home KRYESORE Kuvend/ Dule: Pse pr.ligji për pakicat paraqitet nga ministrja e Jashtme? Bushati:...

Kuvend/ Dule: Pse pr.ligji për pakicat paraqitet nga ministrja e Jashtme? Bushati: U miratua nga 4 ministra

0

Në seancën e Kuvendit po diskutohet pr.ligji për pakicat kombëtare, ndërsa u pane ne trasmetim direkt replikat mes kreut të PBDNJ, Vangjel Dule me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Dule ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës duke kërkuar sqarime nga Bushati se pse ky pr.ligj paraqitet nga ministrja e Jashtëme dhe jo nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme.

“Përse ky ligj mbrohet në komisione dhe paraqitet nga ministrja e Jashtme dhe jo nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e punëve të brendshme. Përse zgjodhët natyrën e ligjit kuadër për këtë pr.ligji për minoritetet në një kohë që kërkohej një ligj për implementimin? Në hartimin e këtij ligji a keni marrë si referencë ligjin e ndonjë vendi tjetër të rajonit me të njëjtat ngjashmëri për respektimin e të drejtave të minoritetit?”- tha Dule.

Por ministri Ditmir Bushati është përgjigjur duke thënë se pr.ligji është miratuar nga 4 ministra dhe Ministria e Jashtme është përgjegjëse për raportimin.

“Në lidhje me pyetjen e parë se pse ministrja e punëve të Jashtme e ka prezantuar ligjin në komisione dhe në seance informacioni juaj është i pasaktë, Ky pr.ligj është miratuar në Këshillin e Ministrave nga 4 ministra. Ministria që unë drejtoj është institucioni përgjegjës për raportimin. Ju them që nga viti 200 e deri me sot ka një ndërveprim bazuar në konventën kuadër dhe Shqipëria ka disa detyrime. Kemi një ligj kuadër në bazën e të drejtës kombëtare, ne me këtë ligj krijojmë bazën e akteve nënligjore. Kemi marrë rastet nga rajoni? Është e vështirë pasi praktika është e shumëllojshme. Ka vende që kanë një realitet multientik”- tha ministri Ditmir Bushati.

Share:
Reklama juaj