Home KRYESORE Lotaria amerikane, zyrtarë të ambasadës: Ja çfarë duhet të dini më tepër

Lotaria amerikane, zyrtarë të ambasadës: Ja çfarë duhet të dini më tepër

Qëkur ka nisur programi i lotarisë amerikane?

Emily Enright: Pogrami i lotarisë amerikane ka që në vitet 90 që operon në shqipëri, pra më shumë se 25 vjet.

Sa shqiptare aplikojnë ne vit për lotarinë amerikane?

Emily Enright: Kjo është e vështirë ta përcaktosh sepse nuk e ndjekim numrin e aplikantëve këtu në Shqipëri por një vit pas aplikimeve, bëhen publikimet në qendrën e vizave në Kentaki. Ajo që mund të them është se interesi ka qenë i lartë

Sa shqipatrë e kanë fituar lotarinë që kur ka nisur programi në Shqipëri?

Emily Enright: Nuk e di saktësisht numrin, por mund tju them se gjatë 10 viteve të kaluara rreth 15 mijë shqiptarë e kanë fituar lotarinë amerikane

A keni in informacion për situatën e tyre në SHBA pasi fillojnë nëj jetë të re aty?

Emily Enright: Nuk kemi një informacion specifik por kur dikush merr vizën udhëton në Shba jeta e tij është private. megjithatë mund tju them se shqiptarët që fitojnë lotarinë amerikane, iu aprovohet visa dhe shkojnë në SHBA, ata menjëherë fillojnë aplikimin për bashkim familjar, që tiu bashkohen prindërit, partnerët, motrat vëllezërit dhe kemi parë se janë shumë të suksesshëm

Lotaria amerikane nuk iu siguron një punë apo një shtëpi në SHBA. Madje edhe nëse fiton lotarinë amerikane, kjo nuk siguron vizën për të shkuar në SHBA. nëse fiton lotarinë, të sigurohet mundësia për të aplikuar për vizën dhe një pjesë e arsyeve pse kritetret janë shumë të forta, ose pse duhet të kesh një arsim apo standart të caktuar, një standart të lartë të punës, është sepse duhet të jesh në gjendje të gjesh një të tillë në SHBA. Kjo është arsyeja pse duhet të tregosh se ke arsim të mesëm të barazvlefshëm me atë të SHBA-së në mënyrë që të kualifikohesh për vizën sepse më pas duhet të gjesh punë, të blesh shtëpi dhe të ndërtosh jetën tënde në shba sapo të shkosh atje.

A mund të flasim pak për gabimet gjate aplikimit për llotarinë Amerikane?

Emily Enright: Ashtu sikur e thashë edhe më parë, të fitosh lotarinë amerikane nuk do të thotë se me siguri do të marrësh visën për të shkuar në shba. nëse fiton lotarinë ke mundësi të aplikosh për vizën. Ajo cfarë shohim shpesh herë Gjatë intervistës është se ka raste që kanë fituar lotarinë, por nuk kanë mundur të marrin vizën pasi nuk plotësojnë kërkesat tona për arsim. ndonjëherë njerëzit mendojnë se nëse fitojnë, kualifikimin e duhur e ka bashkëshorti apo bashkëshortja ime dhe kështu mund të kualifikohen. Dikush mendon se oficerët mund të marrin parasysh arsimin e bashkëshortit dhe dhe në këtë mëyrë e gjithe familja do të kualifikohet. por në fakt nuk ndodh kështu. fituesi duhet të ketë arsimin e duhur për tu kualifikuar. të aplikosh për lotarinë amerikane është falas, por nëse fiton lotarinë dhe vendos të aplikosh për vizë, ekziston një pagesë për këtë që në fakt është e shtrenjtë. prandaj i nxisim njerëzit që të lexojnë mirë rregullat, në mënyrë që të shohin nëse e kanë kualifikimin e duhur, sepse nëse nuk e kanë atë dhe aplikojnë për vizë, shpenzojnë para dhe nuk përzgjidhen.

Lexoni mirë rregullat, sidomos kur kërkoni të kualifikoheni në bazë të punës. për shembull mund të kualifikohesh bazuar në punë nëse je menaxher ndërtimi. ndonjëherë njerëzit mendojnë se punojnë në ndërtim, kanë vartës dy persona dhe mendojnë se janë menaxherë ndërtimi.

Ky nuk është standardi jonë. sipas standartit tonë kërkohet që të jesh në gjendje të ndërtosh një ndërtesë që t’i rezistojë tërmetit, duhet të jesh në gjendje të menaxhosh një buxhet prej shumë milion lekësh duhet të mbikëqyrësh 50 veta. duhet të dish sesi të përdorësh programe tektike kompjuterike.

Pra është shumë më e vështirë njerëzit thjesht lexojnë titullin e punës dhe nuk i lexojnë detalet ndaj bëjmë thirrje që të lexohen detajet, për të kuptuar që nëse fiton lotarinë dhe nuk ke kualifikimin e duhur do përfundosh duke shpenzuar para për një vizë që nuk do të mund ta marrësh dhe ndërkohë i zini vendin dikujt tjetër nga shqipëria që është i kualifikuar. Vetëm 7 përqind e europiznëve që marrin vizën mund të vijnë nga shqipëria. kshu që nëse ti e di që nuk ke kualifikimin e duhur, atëherë po i zë vendin një shqiptari tjetër të kualifikuar/Juliana Knezi, Balkanweb.com

Share: