Home KRYESORE LSI publikon votën për heqjen e imunitetit të Tahirit

LSI publikon votën për heqjen e imunitetit të Tahirit

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron qëndrimin që do të mbajë në seancën e së mërkurës në Kuvend, ku do të votohet për kërkesën e prokurorisë ndaj deputetit Saimir Tahiri.

Zv.kryetari i LSI, Luan Rama, tha se grupi parlamentar i partisë së tij do të votojë pro kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit socialist.

“U shqyrtua rendi i ditës së seancës, ku do paraqitet raporti i posaçëm që u diskutua dhe shqyrtua në fund të javës së kaluar në lidhje me kërkesën e prokurorisë për autorizimin për të proceduar penalisht Tahirin. Grupi i LSI rithekson qëndrimin parimor, ligjor dhe në përputhje me aspiratën e qytetarëve, të cilët presin ga Kuvendi qasje që respekton ndarjen e pushteteve, autoritetin kushtetues të drejtësisë, ndaj ne do votojmë pro miratimit të kërkesës së Prokurorisë”, tha Luan Rama.

Ai shtoi se “s’jemi përpara një individi por përballë veprimit të organizuar të një grupi të strukturuar kriminal që fatkeqësisht gjen tentakulat e veta edhe në përbërje të qeverisë. Kjo është arsyeja e sulmeve të ndërmarra ditët e fundit dhe të artikuluara më drejtpërdrejt sot nga kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar. LSI jo vetëm distancihet por e denon qartë e prerë sulmin mbi organet e drejtësisë si përpjekje për ta devijuar fokusin e sistemit të drejtësisë, te qëndrimet e kompromentuara të shumicës parlamentare e cila po dëshmon se ka zgjedhur që në sfidën mes shtetit dhe grupeve të organizuara kriminale të mbajë anën e krimit”.

Share: