Home KRYESORE Lufta III Botërore nis në 10-të tetor? Zbulohet plani i Koresë së...

Lufta III Botërore nis në 10-të tetor? Zbulohet plani i Koresë së Veriut!

Zyrtarët amerikanë pohojnë se Koreja e Veriut do të mund të befasonte SHBA-të duke zhvilluar lëshimin e raketave të ardhshme bërthamore më herët se sa është paralajmëruar, raporton the Daily Star.

SHBA-të thuhet se janë në gatishmëri, pasi CIA paralajmëroi se Veriu mund të lëshojë një raketë në ditët e ardhshme.

Sugjerimet e CIA-s janë se lloji i raketave që do të testohen mund të jetë, një bombë hidrogjeni në një ICBM të aftë për të goditur bregun amerikan.

Raportet fillestare treguan se Kim Jong-un po planifikonte të lëshonte raketën më 10 tetor për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së saj të Punëtorëve të Koresë.

9 tetori është një datë e madhe në të gjithë kalendarët e Koresë së Veriut, pasi shënon ditën kur veriu zhvilloi testin e tyre të parë bërthamor në vitin 2006./360grade.al

Share: