Home KRYESORE Mandati i Tahirit, Alibeaj i kujton një deklaratë ish ministrit

Mandati i Tahirit, Alibeaj i kujton një deklaratë ish ministrit

Enkelejd Alibeja ka deklaruar në komisionin e hetimit për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, se atij duhet ti hiqet imuniteti i deputetit për ti hapur rrugët të gjitha hetimeve të Prokurorisë. Alibeaj i ka nxjerr një video në komision kur Tahiri shprehej kohë më parë se nuk do të mbrohej prej imunitetit të deputeti ndaj edhe ai duhet të majë fjalën dhe ti hapi rrugë hetimeve me heqjen e imunitetit.

Ja debati ne komision

Ruçi: Ju faleminderit z.avokat. Pyetje?!

Alibeaj: Kohën e mbrojtjes e ka konsumuar avokati. Avokat po ju drejtohem juve, besoj ju keni dalë për të marrë përsipër mbrojtjen e klientit tuaj jo vetëm për sot por edhe në ngjarje të mëparshme. Ju e thatë me zë të lartë që kërkesa t’i cohet seancës, të rrëzohet kërkesa e prokurorisë në gjithë dimensionet e saj: për të mos u arrestuar, për të mos iu hequr liria, për të mos u kontrolluar banesa. Po ju kujtoj diçka meqë keni marrë përsipër mbrojtjen ligjore dhe politike.

Para disa ditësh klienti ka dalë në një konferencë për shtyp me këtë emblemë të kuvendit të Shqipërisë dhe tekstualisht ka thënë këtë gjë: Refuzoj cdo lloj privilegjimi dhe imuniteti për të arritur te e vërteta. Me ç’kuptoj unë në atë moment vullneti i klientit tuaj ka thanë me të madhe në publik që refuzon imunitetin! Pra refuzoj imunitetin për heqje lirie, kontroll banese. Pra kë duhet të marrim për të vërtetë?! Sot kërkon të mbrohet, të ketë privilegjin e imunitetit!

Hajdari: Mua nuk më lejohet që të bëj deklarat politike, unë jam jurist dhe unë do bëj përgjigje juridike. Unë i referohem nenit 73 të Kushtetutës, që deputeti nuk mund të arrestohet dhe të hiqet liria pa autorizim të kuvendit.

Doni të mbani pashaportën, ja ku e keni, doni të bëni kontroll, hajdeni mo bëjeni, po nuk është cështja. Nuk ka asnjë artikulim të zotit Tahiri që thotë më arrestoni.

Ruçi: Z.Tahiri

Tahiri: Nuk kam asnjë lloj tundimi për t’u vënë në provë nëse unë dua të hetohem apo jo. Jua them qartazi, prerë dhe me fytyrën lart: Unë do jem këtu, çdo sekondë për të dalë e vërteta! Unë nuk i përkas rracës politike që kur prokurori hetonte bëhej lavire.

Ama unë do refuzoj nga dita 1, deri në ditën e fundit, çdo lloj politizimi e skenari politik të llumit të rrugës dhe çdo skenari tjetër që të më vërë mua pesha të padrejta për të bërë drejtësi.

Alibeaj: Drejt, bravo… Absolutisht t’i shkojmë të drejtës deri në fund, me prova. Ju keni thënë në konferencën tuaj.. Çështja është me imunitet apo pa imunitet?! (I Vë videon e konferencës së Tahirit) Ti ke të drejtë ta hash fjalën! Pyetja tjetër, avokatit. Keni ndonjë ndjesi ju që e gjitha kjo procedurë po përdoret politikisht?

Hajdari: Kjo nuk duhet marrë në këtë konsideratë, por në raportin që deputeti ka me vetë kuvendin. Ndjesia vjen nga ato kërkesa që nuk janë të argumentuara dhe të sinqerta dhe është ndjesi profesioniale.

Alibeaj: Ndjesia ishte po apo jo?!

Hajdari: Nuk ka as po as jo!

Tahiri: Unë jam i gatshëm të hetohem dhe të bëj gjithçka që e vërteta të dalë në dritë! Por unë kërkoj prova! Ju nuk mund të më kërkoni mua të arrestohem pse dy banditë thonë në muajin e dytë të detyrës sime që unë fitoj 5 milionë euro në muaj. Pse në përgjim thuhet Saimir, kur unë skam as kamion as patentë kamioni, po nuk pranoj të arrestohem pse dy kushërinj të largët. Një familjar i yti ka vrarë një njeri. Po të jetë, kisha shkuar në burg që kur e tha Sali Berisha, kur tha kam vënë bomba me sahat familjes sime, që atëherë… Me këtë standard?! Shkoja vetë në burg unë! Unë as standardin të bëj lavire prokurorët nuk e kam!

Ruçi: Asnjë koment ju lutem shumë!

Alibeaj: Sigurisht që nëse një familjar i imi të kishte vrarë njeri unë do isha bashkë me të. Të dëgjova që the ska prova, kërkesa e pabazuar në ligj, e përdorur politikisht madje, po mirë përderisa s’ka prova avokat, pse nuk shkoni në gjykatë ju që të pastroni shpirtin nga gjynahet?! Unë nuk po të them, që ti sa të dalësh nga kjo sallë do shkosh në burg. Ndoshta dhe ndodh. Nëse s’ka prova ti shkon para gjykatës, mund të bësh edhe miting atje. Pse nuk e bën këtë ti?!

Tahiri: Atëherë po jua rithem. Jam gati të hetohem, të përgjohem, jam gati të më kontrolloni, unë jam gati të bëni gjithçka, po pranga politike nuk pranoj! Unë si ty nuk jam!….

Ruçi: Të lutem qetë z.Tahiri se po e hapëm kështu që të gjykojmë moralin e njëri-tjetrit ky nuk është vendi.

Tahiri: Kryetar ndjesë për procedurë quaje! Unë jam gati për gjyqin ligjor dhe politik.

Ruçi: Ky nuk është vendi as të bëjmë gjyqin juridik as politik!/opinion.al

Share: