Home KRYESORE Memecit nuk i vjen goja… Nga Ilir Demalia

Memecit nuk i vjen goja… Nga Ilir Demalia

0

Memecit nuk i vjen goja.

Të flasë drejtësia!
Kjo po dëgjohet kaq shumë këto ditë për çështjen e Tahirit “vogël” në oqeanin e madh të krimit e pushtetit politik, ekonomik, administrativ, mediatik, shoqatash atdhetare dhe minoritare, shoqatsh për shenjtërinë e Nënë Terezes e deri në shoqatën që mund të krijohet nesër në mbrojtje të Saimir Tahirit.

Që drejtësia të flasë duhet të ketë gojë. Që të keshë gojë duhet të artikulosh me zë të fuqishëm dhe të pastër krimin. Që të bësh këtë duhet të keshë mushkëri të pastra dhe jo të azmazuara prej pislliqeve të mbulimit të krimit në këmbim të pagesave të majme dhe luksit të dukshëm të shfrenuar të prokurorëve, gjykatësve.

Shikoni pasurit e kryeprokurorit të Shqipërisë vilat dhe makinat luksoze të dukshmet, dhe jo vetëm te kryeprokurorit por të gjithë prokurorëve, gjygjtarëve, sekretareve dhe….

Memecit nuk i vjen goja! Për këtë as Tahirit “vogël” nuk do i ndodhë gjë. Do të jetë një çfaqje më shumë e ndyrsisë shtetrore, politike dhe drejtësisë që përdoret politikisht për të përfituar financiarisht si gjithë proceset e këtij 27 vjeçari të klasës politike shqiptare.

Share:
Reklama juaj