Home KRYESORE Milaim Zeka ndalohet për 48 orë me vendim të prokurorit!

Milaim Zeka ndalohet për 48 orë me vendim të prokurorit!

Nga Luljeta Gruda

Fushata e fundit e ndërmarrë nga portali “Insajderi”, nën drejtimin direkt të Vehbi Kajtazit i dha frytet e veta të para. Deputeti Milaim Zeka, sot me vendim të prokurorit është ndaluar fillimisht për 48 orë me arsyetimin se mund të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale në rastin e skandalit të mashtrimit për viza të kryer nga Ilir Krasniqi, raporton PaRrotlla.net

Ilir Krasniqi ka mashtruar për një kohë të gjatë 920 persona me idenë e ndërmjetësimit për viza, dhe pasi që Milaim Zeka, i ka mbyllur së pari zyrat ku Krasniqi ka qenë me qera, e ka paditur për mashtrim të qytetarëve dhe ka ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme për të parandaluar mashtrimin e qytetarëve të tjerë, i dyshuari Ilir Krasniqi në shenjë hakmarrje për të gjitha sa më sipër e ka shantazhuar vazhdimisht Milaim Zekën nëpërmjet portalit “Insajderi” dhe gazetarëve të tij në mënyrë që Zeka të tërheqë padinë e ngritur por një gjë të tillë nuk e ka pranuar Zeka.

Sot e gjithë skema e shantazhit e inicuar nga mashtruesi Ilir Kransiqi, avokati i të cilit i ka ofruar dosjen hetimore Insajderit dhe Vehbi Kajtazit, ka dhënë suksesin e vet të parë. Gjyqi publik që iu bë gazetarit Zeka, kishte për synim intimidimin e tij, të familjes së tij, si edhe kërcënimin direkt që të bëhej palë në ndaljen e procedurave kundër Krasniqit me qëllim lirimin e tij.

Kërcënimet dhe shantazhet e Kajtazit dhe Insajderit, të motivuara edhe politikisht kundër deputetit të Parlamentit të Kosovës,  janë përkrahur sot çuditërisht edhe nga prokurori dhe gjykatësi i çështjes, duke dhënë si rezultat ndalimin e Milaim Zekës për 48 orë me arsyetimin se mund të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale.

Këto kërcënime dhe shantazhe janë inicuar nga Ilir Krasniqi dhe mbështetur fuqimisht nga Kajtazi dhe Insajderi i cili me gjuhën e vet të urrejtjës dhe lincimit kunder Milaim Zekës, kanë përhapur pohime të pavërteta që motivojnë hakmarrje të tilla, madje edhe sulme fizike të niveleve të ndryshme.

Avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj, deklaroi se për sa kemi patur qasje në shkresat e lëndës, nuk ka asnjë provë dëshmuese apo materiale që mund të inkriminojë të mbrojturin tim në këtë apo çfarëdo vepre tjetër penale të ndërlidhur me këtë rast./PaRrotlla.net

 

Share: