Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Nikollaq Neranxi jep alarmin: Nesër te gjithë ne Himarë, Rama do tejkaloje...

Nikollaq Neranxi jep alarmin: Nesër te gjithë ne Himarë, Rama do tejkaloje ligjin!

Sipas informacioneve qe Perqasje.com ka direkt nga Himara, sot janë prishur vetëm ndërtesa te cilat nuk kane pengesa ligjore për prishjen e tyre.

Per me tepër pronaret e tyre janë edhe shume afër me pushtetin. Njeri nga pronaret e ndërtesave te prishura sot, është punonjës ne Bashkine Himarë dhe, tjetri është kryetar i degës se PS ne Himarë.

Ajo qe nuk është e qarte ligjërisht ka të bëjë me faktin e prishjes së Karburantit i cili aty është historik që nga koha e Enverit dhe ka mbuluar të gjithë nevojat e asaj zone. Pjesa tjetër e prishjeve të IKMT-së sot në Himarë nuk ka tejkalim ligjor.

Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës Himarë dhe banor i Spilesë Himarë, i tha Perqasje.com, pas disa komunikimeve direkte nga Himara, që forcat e shumta të policisë duket se kanë në plan të qëndrojnë gjatë atje dhe një gjë e tillë shqetëson Komunitetin Himarjot dhe veçanërisht qytetarët të cilët kanë fituar nga Gjykata të drejtën e masës së sigurisë të banesave deri në Vendimin e Gjykatës.

Pyetjes e Perqasje.com se pse mendon se kryeministri Edi Rama do mund ta tejkaloje ligjin duke i prishur edhe këto ndërtesa të mbrojtura nga Ligji, Neranxi ju përgjigj që me sa duket Edi Rama dhe shpura e tij e ka ndarë mëndjen që të na i grabisë pronat tona dhe nuk e ndal asgje.

“Duket qartë që Rama do vazhdojë aksionin ë tij të dhunshëm dhe policor me armatim deri në dhëmbë dhe me ambulancë me vete sikur të jetë i përgatitur edhe për gjak në Himarë! Unë u them Himarjotëve që duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të mos lejojnë pushtetin abuziv të Edi Ramës të shkelë të drejtat e tyre të patjetërsueshme.

Le të mblidhemi të gjithë nesër në Himarë të mbrojmë pronat tona të ligjshme dhe rrugën e standardeve evropiane.

Share: