Home KRYESORE Ngjela: Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë!

Ngjela: Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë!

Nga Spartak Ngjela

Dy herë është shitur partia që drejton sot Ramë ziu: një herë e bleu Enver Hoxha me paratë e Ibrahim Biçakut, në vitin 1941; dhe herën e dytë e bleu Edi Rama me leje ndërtimi, duke qënë kryetari më abuziv i bashkisë së kryeqytetit në të gjithë historinë e kësaj bashkie.

I.
Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut.

Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013. Çfarë i duhej këtij kaqoli që të mashtronte perëndimorët, dhe të shkonte sa nga Stambolli në Moskë!

Ndërkohë Gjermania dhe USA i dhanë 3 vjet kohë Ramës që të bënte reformën, por më pas e mbyllen si kapitull Ramën…. kuptuan qe nuk realizon dot reforma perendimore, qe ata i duan për të implementuar sistemin e vet demokratik në Shqipëri, në funksion të ngritjes së Shqipërisë si aleati i tyre kryesor në politikën për Ballkanin Perëndimor.

Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë.

Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës. Pse?

Ja, kjo është pyetja që duhet të ngrerë gazetaria shqiptare, e jo të merret vetëm me faktin. Nuk e kuptoni që gjithçka po ngrihet kundër Ramës?

Krimit shtetëror po i hiqet kallaji.
Kot shqetësoheni; nuk ka më shpëtim. I mërzitur ishte dje edhe Basha. E kishin shpresën te Rama që të bllokonin Reformën në Drejtësi. Kalamaj këta që i solli në skenë historia e hidhur e Shqipërisë, por që tani janë drejt fundit.

Kanë marrë fund të gjithë. Reforma në Drejtësi është ingredienti kryesor i forcimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët me ndihmën e politikës amerikane po shkojnë drejt bashkimit të tyre federativ; dhe kjo do të ndodhë menjëherë sapo shqiptarët të mposhtin korrupsioni galopant Rama-Berisha dhe klientët e tyre.

Të gjithë antishqiptarët e korruptuar që kanë drejtuar këtë vend do të penalizohen. Partia Socialiste nëse nuk merr masa kundër Ramës dhe bandës së tij, do shkojë drejt shkatërrimit.

Il.
Tani duhet të bëhet pyetja: a do të japë dorëheqjen Edi Rama?

Rama nuk ka më shpresë, dhe dorëheqja është shpresa e tij e fundit. Saliu dhe Basha po i bëjnë thirrje të qëndrojë, mos e dëgjoni se çfarë thonë.

Gramoz Ruçi që e bëri kryetar të Partisë pse Nano i kishte mbyllur telefonin, duhet ta rrëzojë këtë tarallak që rast pas rasti do të dalë shumë i implikuar dhe do jetë domosdoshmërisht objekt i SPAK-ut.

Politika ka një rregull: mos shkoni pas kufomës se ju merr me vetë në varr.

Kjo është arsyeja që, nëse Rama nuk jep dorëheqjen, duhet rrëzuar nga brenda, në të kundërt, të gjithë krerët e Partisë Socialiste janë të rrezikuar.

Ishte gabim i Partisë Socialiste që mori një aventurier rrugësh dhe e bëri kryetar të saj.
Por çdo gabim ka kosto.

A do të jetë në gjendje Gramoz Ruçi që t’ia ulë koston e dëmit Partisë Socialiste, nëse Rama nuk jep dorëheqjen? Kjo duhet parë…

Share: