Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Nobel në ekonomi dhe disa fjalë për Kryeministrin Rama 2. Nga Kasem...

Nobel në ekonomi dhe disa fjalë për Kryeministrin Rama 2. Nga Kasem Seferi

0

Gjatë vizitës së Presidentit Bamir Topi në Kinë me rastin e Panairit Ndërkombëtar, në Shangai, papritur më afrohet një burrë me pamje fisnike që më pyeti nëse e flisja gjuhën angleze; natyrisht, iu përgjigja pozitivisht.

Ishte bërë kurioz nga grumbulli i njerëzve përreth Presidentit Topi dhe kishte pyetur në Recepsion se cili ishte ky njeri që kish mbledhur kaq shumë njerëz rreth vetes.

Me ta marrë vesh, nuk e di përse fati më zgjodhi mua t’i flas dhe t’i prezantohem se cili isha dhe çfarë detyre kisha, me shumë educate më pyeti nëse do të kisha kohë ta prisja disa minuta sat ë ngjitej në dhomën e tij.

Pas pak zbriti bashkë me një vajzë të hijshme (e bija studente) ndërsa ai një Profesor me emër në Universitetin e Australisë Perëndimore; mu afrua me një buzëqeshje dashamirëse dhe në dorë mbante një libër, titullin e të cilit po e prezantoj, bashkë me disa nga pjesët e tij që mua personalisht mu dukën nga më interesantet.

Marrja e titullit Nobel në ekonomi nga Richard H. Thaler më ngacmoi kujtesën, për arsye se atë dhe Daniel Kahneman do t’i studjoja gjatë në lidhje me shmangien dhe evazionin tatimor gjatë këtyre viteve.

Gjithësesi, me rastin e deklaratave të Kryeministrit Rama 2 dhe Ministrit Ahmetaj (me tre ish ministri nën sqetull) në lidhjen me TVSH – në biznesin e vogël, po ua “dhuroj” këtë përmbledhje, besoj, domethënëse.

Nga Richard H. Thaler dhe Cass R. Sustein – “Nudge” (ose të tërheqësh vemendjen e dikujt duke i rënë me brryl)

Përmirësimi i vendimeve rreth shëndetit pasurisë dhe kënaqësisë

Tutela e vullnetit të lirë kombinon dy koncepte të kundërta që nuk lënë gjë pa i thënë njëri – tjetrit, por që duhet të kuptohen ashtu siç u ka hije, pasi pasqyrojnë gjykimin e shëndoshë dhe që bëhen tejet tërheqëse sëbashku se sa më vete sikundër i rrokin ato dogmatikët.

Aspekti i vullnetit të lirë mbështetet në këmbënguljen e drejtëpërdrejtë që, në përgjithësi, njerëzit duhet të jenë të lirë për të bërë atë çfarë u pëlqen, si dhe të zgjedhin në lidhje me marrëveshjet e padëshirueshme në qoftë se kështu u pëlqen. Duke marrë hua një frazë nga më të fundit të Milton Friedman, tutela e vullnetit të lirë është nxitja që njerëzit duhet të jenë “të lirë të zgjedhin.”. (Friedman and Friedman – 1980)

Prandaj politikanët duhet të përpiqen të hartojnë politika që e ruajnë ose e rrisin lirinë e zgjedhjes; përdorimi i termit vullnet i lirë për të modifikuar fjalën tutelë, thjesht, do të thotë mbrojtje e lirisë dhe mbrojtja e lirisë duhet ta nënkuptojë atë me të vërtetë dhe kjo është arsyeja përse tutorët e vullnetit të lirë duan ta bëjnë të lehtë që njerëzit të ecin në rrugën e tyre, sepse ata nuk duan t’i rëndojnë ata që duan të ushtrojnë lirinë e tyre.

Aspekti i tutelës mbështetet në pretendimin se është legjitime që politikanët – arkitektë të zgjidhjes të përpiqen të influencojnë sjelljen e njerëzve me qëllim që ta bëjnë jetën e tyre më të gjatë, më të shëndetëshme dhe më të mirë. Me fjalë të tjera kërkohen argumenta për përpjekje të vetë – ndërgjegjëshme, nga institucionet në sektorin privat dhe gjithashtu nga qeveria, që t’i drejtojnë zgjedhjet e njerëzve në drejtimet që do të përmirësonin jetët e tyre. Një politikë është e “vullnetit të lirë” në qoftë se ajo përpiqet t’i influencojë zgjedhjet në një mënyrë që do t’i bënte zgjedhësit të kishin më përparësi se sa kishin më parë, ashtu sikundër gjykohet nga ata vetë.

Në shumë raste individët marrin vendime shumë të këqia, vendime që ata nuk duhet t’i merrnin në qoftë se ata do t’i kishin kushtuar vemendje të plotë dhe do të zotëronin informacion të plotë, aftësi njohëse të pakufizuara dhe vetë – kontroll të plotë.

Tutela e vullnetit të lirë është një tip relativisht i dobët. i butë dhe jondërhyrës i tutelës sepse zgjidhjet nuk bllokohen, gardhohen ose rëndohen në mënyrë domethënëse. Në qoftë se njerëzit duan të pijnë duhan, të hanë shumë mish, të mos kursejnë për në pleqëri etj, tutorët e vullnetit të lirë nuk duhet t’i detyrojnë ata të veprojnë ndryshe, ose madje t’ua bëjnë gjërat të vështira atyre. Konsiderohet rrugëzgjidhje tutoriste ajo në të cilën politikanët – arkitektë të zgjidhjes private dhe publike, thjesht, nuk përpiqen të ndjekin ose të venë në jetë zgjedhjet e parashikuara të njerëzve. Më saktë, ata nuk përpiqen në mënyrë të vetë – ndërgjegjëshme t’i lëvizin njerëzit në drejtimet që do t’ua bënin jetët e tyre më të mira, duke u rënë me brryl.

Rënie me brryl është çdo aspekt i arkitekturës së zgjedhjes, që alternon sjelljen e njerëzve në një mënyrë të parashikueshme pa penguar çdo opsion ose ndryshim domethënës të nxitësve të tyre ekonomik. Për t’i llogaritur vetëm si rënie me brryl, ndërhyrjet e qeverisë duhet të jetë të lehta dhe të lira për t’u shmangur, për arsye se rëniet me brryl nuk janë mandate.

Ata që nuk e pranojnë tutelën shpesh pretendojnë se qëniet njerëzore bëjnë një punë të jashtëzakonshme për zgjedhjet që bëjnë dhe në qoftë se nuk është një punë e jashtëzakonshme, sigurisht është më e mirë se sa ajo e bërë ndokush tjetër (veçanërisht në qoftë se ai dikushi tjetër punon për qeverinë).

E kanë ose nuk e kanë studjuar shkencën ekonomike, të paktën shumë njerëz duken të angazhuar në mënyrë shumë të saktë për idenë e homo economicus, ose njeriut ekonomik, nocion që e mendon dhe e zgjedh mirë secili në shoqëri në mënyrë të pafalimentueshme dhe në këtë mënyrë përshtatet me brendinë e pamjes së librit shkollor të qenieve njerëzore që ofrojnë ekonomistët.

Organizimi në mënyrën e duhur i nxitësve dhe i rënieve me brryl mund të përmirësojë aftësinë për të përmirësuar jetën e njerëzve, si dhe ndihmon për të zgjidhur shumë probleme madhore të shoqërisë në qoftë se ndërkohë ngulet këmbë në lirinë e të gjithëve për të zgjedhur.

Shumë njerëz, që favorizojnë lirinë e zgjedhjes, nuk pranojnë çdo lloj tutele, sepse ata duan që qeveria t’i lejë qytetarët të zgjedhin vetë për veten e tyre.

Këshilla e politikës standarte që rrjedh nga kjo mënyrë të menduari, është t’u japë njerëzve sa më shumë zgjedhje që është e mundur dhe më pas t’i lejë ata të zgjedhin një nga ato që ata e pëlqejnë më shumë (me sa më pak ndërhyrje qeveritare ose rënie me brryl që është e mundur).

Bukuria e kësaj mënyre të menduari është se ajo ofron një zgjedhje të thjeshtë për shumë probleme komplekse: Vetëm maksimizimin (e numrit dhe varietetit) të zgjedhjeve – dhe kaq!

Por është hamendje false ajo që, pothuajse të gjithë njerëzit, pothuajse gjithë kohën, bëjnë zgjedhje që janë në interesin e tyre më të mirë ose tek më e pakta janë më të mira se sa zgjedhjet që duheshin bërë nga dikush tjetër.

Duket e arsyeshme të thuhet se njerëzit bëjnë zgjedhje të mira në kontekstet në të cilët ata kanë përvojë, informacion të mirë dhe përgjigje të menjëhershme.

Për aq kohë sa njerëzit nuk i bëjnë zgjedhjet në mënyrë të përkryer, disa ndryshime në arkitekturën e zgjedhjes mund ta bënin jetën e tyre të shkonte më mirë (ashtu siç gjykohet nga preferencat e tyre dhe jo ato të disa burokratëve).

Është jo vetëm e mundshme të projektohet arkitektura e zgjedhjes për t’i bërë njerëzit të jetojnë më mire dhe në shumë raste është e lehtë të bëhet një gjë e tillë.

Njerëzit kanë frikë se zyrtarët e zgjedhur dhe burokratët do të vendosin së pari interesin e tyre ose do t’i kushtojnë vemendje qëllimeve të ngushta të grupeve të vetë – interesit privat, sepse për qeveritë, risqet e gabimit, anshmëritë dhe tejkalimi i masës janë reale dhe nganjëherë serioze.

Qeveritë bëjnë kështu çdo ditë me rregullat që ato vendosin, me mënyrat që, në mënyrë të pashmangshme, ndikojnë zgjedhjet dhe rezultatet; në këtë kuptim, pozicioni anti – rënie me brryl është i padobishëm, nuk është një kapital fillestar i mirëfilltë.

Që nga ajo kohë që nuk ka detyrim duhet të pranohen disa tipe të tutelës, madje nga ata që më së shumti përqafojnë lirinë e zgjedhjes.

Në shumë fusha, me anë të këmbënguljes që zgjedhjet mbeten të pakufizuara, mendohet se zvogëlohen risqet e projekteve të kota dhe madje të korruptuara dhe liria për të zgjedhur është roja më e mirë kundër arkitekturës së zgjedhjes së keqe.

Politikanët – arkitektë mund të bëjnë përmirësime madhore për jetët e të tjerëve me anë të projektimit të mjediseve që pranohen në mënyrë miqësore, sepse kur arkitektura e zgjedhjes është shumë e dukshme njerëzit janë shumë të kënaqur me atë, por nganjëherë arkitektura merret si e dhuruar dhe prej saj mund të përfitosh me anë të një vemendje të kujdesshme.

Zgjedhësit janë njerëz, kështu politikanët – projektues duhet t’ua bëjnë jetën njerëzve sa më të lehtë që është e mundur, duke u dërguar përkujtesa dhe më pas të përpiqen t’i minimizojnë kostot e vendosura për ata që e humbin vemendjen.

Shumë prej zbatimeve më të rëndësishme të tutelës së vullnetit të lirë për qeveritë janë në formë rekomandimesh të cilat ofrohen për politikën publike dhe ligjin, madje apelojnë në të dy anët e politikës (pozitë – opozitë), sikundër e vërteton rasti i David Cameron lideri i Partisë Konservatore në Britani dhe Barack Obama në SHBA, të cilët kanë përqafuar disa nga këto rekomandime.

Arsyeja kryesore është se shumë prej atyre politikave kushtojnë pak fare ose asgjë, sepse ato nuk vendosin fare barrë mbi tatimpaguesit.

Tutela e vullnetit të lirë është një themel premtues për marrëdhëniet bipartizane, sepse qeverisja më e mirë kërkon më pak në mënyrën e detyrimit dhe shtrëngimit qeveritar dhe më shumë në mënyrën e lirisë për të zgjedhur.

Në qoftë se nxitësit dhe rëniet me brryl zevendësojnë kërkesat dhe ndalimet, qeveria do të jetë më e vogël dhe më modeste: më saktë, nuk kërkohet një qeveri më e madhe, por një qeverisje më e mirë.

Shkurt, tutela e vullnetit të lirë nuk është as e majtë dhe as e djathtë; në shumë fusha megjithë diferencat e tyre, palët mund të jenë të gatshme të bien në të njëjtën mendje në mbështetje të rënieve të këndshme me brryl.

Ankorimi, disponimi dhe përfaqësimi janë tre rregulla praktike që të ndihmojnë të mësosh anshmëritë që shoqërojnë secilën prej tyre. Në shumë fusha, dëshmia tregon se, brenda arsyes, sa më shumë kërkon aq më shumë gjen.

Kur “anshmëria e disponimit” është në punë, vendimet private dhe publike mund të përmirësohen në qoftë se gjykimi mund t’i bjerë me brryl drejtimit të mundësive të vërteta.

Një mënyrë e mirë për të rritur frikën e njerëzve në lidhje me një rezultat të keq është t’u kujtosh atyre një incident që ka lidhje me një ngjarje që solli dëm; një mënyrë e mirë për të rritur besimin e njerëzve është t’u kujtosh atyre një situatë të ngjashme në të cilën gjithçka shkoi mirë.

Problemet e bindjes tregojnë se ngjarjet e kujtuara me lehtësi mund t’i fryjnë gjykimet e mundësisë së njerëzve dhe se në qoftë se nuk të vijnë në mendje ngjarje të tilla, gjykimet në lidhje me gjasat mund të shtrembërohen tëposhtë.

Optimizmi jorealist është një tipar i jetës njerëzore; ai karakterizon pjesën më të madhe të njerëzve në pjesën më të madhe të kategorive. Kur ata mbivlerësojnë imunitetin e tyre personal nga e keqja, njerëzit mund të dështojnë të ndërmarrin hapa të ndjeshëm parandalues.

Në qoftë se njerëzit janë duke kaluar risqe për shkak të optimizmit jorealist, ata mund të jenë në gjendje të përfitojnë nga një rënie me brryl, sepse në qoftë se njerëzve u përkujtohet një ngjarje e keqe ata nuk do të vazhdojnë të jenë aq optimistë.

Mospëlqimi i humbjes ndihmon për të prodhuar inerci, sepse operon si një lloj rënie njohëse me brryl, që bën presion mbi njerëzit për të bërë ndryshime, madje kur ndryshimet me të vërtetë janë shumë në interesin e tyre.

Mospëlqimi i humbjes nuk është e vetmja arsye për inerci, sepse për arsye të shumta, njerëzit kanë një tendencë të përgjithshme për t’u ngulur në situatën e tyre korente, fenomen ky i quajtur “status quo bias – anshmëri e pandryshueshme” , e cila demonstrohet në situata të panumërta; një prej shkaqeve të anshmërisë së pandryshueshme është mungesa e vemendjes.

Kombinimi i mospëlqimit të humbjes me zgjedhjen e pavemendshme nënkupton se në qoftë se një opsion përcaktohet si “i dështuar” do të tërheqë një pjesë shumë të madhe të publikut.

Opsionet e dështuara në këtë mënyrë veprojnë si gudulisje të fuqishme.

Fushatat e informacionit të formuluara në termat e humbjes janë shumë më efektive se sa fushatat e informacionit të formuluara në termat e përfitimeve; formulimet janë rënie të forta me brryl dhe duhet të përzgjidhen me kujdes.

Kur kombinohen problemet e vetë – kontrollit dhe zgjedhjes së pavemendshme rezultati është një seri rezultatesh të këqia për njerëzit e vërtetë, prandaj sugjerohet se një numër domethënës njerëzish mund të përfitonte nga një rënie me brryl.

Politikanët – arkitektë të zgjedhjes nevojitet të dinë si të inkurajojnë një sjellje tjetër shoqërisht përfituese dhe gjithashtu si të dekurajojnë ngjarje të pakëndshme.

Influencat shoqërore ndahen në dy kategori bazë:

 e para, përfshin informacionin: në qoftë se shumë njerëz bëjnë diçka ose mendojnë diçka, veprimet e tyre dhe mendimet e tyre përcjellin informacion rreth asaj çfarë mund të ishte më e mirë për njerëzit në lidhje me atë që duhet të bëjnë ose mendojnë;
 e dyta, përfshin presionin e barabartë: në qoftë se dikush kujdeset se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për atë (ndoshta me besimin e gabuar se ata po i kushtojnë njëfarë vemendje te ajo që ai po bën), atëhere ai duhet të shkojë me turmën për të shmangur zemërimin ose krehur bishtin në favor të tyre.

Kjo është arsyeja që njerëzit i bien lehtësisht me brryl njerëzve, sepse atyre u pëlqen të përshtaten.

Nganjëherë një traditë mund të zgjasë për një kohë të gjatë dhe merr mbështetje ose të paktën pëlqimin nga një numër shumë i madh njerëzish, megjithëse në mënyrë origjinale ishte produkt i një të rëni të vogël me brryl nga pak njerëz ose ndoshta madje nga një.

Natyrisht, një grup do të zhvendoset në qoftë se mund të tregohet se praktika po shkakton probleme serioze. Por në qoftë se ka pasiguri në atë çështje, njerëzit mund të vazhdonin mirë të bëjnë atë çfarë ata kanë bërë gjithnjë.

Konformiteti mund të prodhojë një rënie këmbëngulëse me brryl, që tek e fundit gjeneron sjellje që mund të duken të pamendueshme.

Në shumë fusha njerëzit tundohen të mendojnë, pas një fakti, se rezultati ishte tërësisht i parashikueshëm dhe se suksesi i një politikani ishte i pashmangshëm në dritën e karakteristikave dhe aftësive të tyre profesionale.

Njerëzit duhet të ruhen nga ky tundim.

Asgjë nuk është më e keqe se sa votuesit që e lenë një kandidat në rrugë.

Përgatiti: Kasem Seferi

 

Share:
Reklama juaj