Home KRYESORE Opozita mban të bllokuar foltoren e parlamentit, Ruçi: Seanca rifillon pasdite

Opozita mban të bllokuar foltoren e parlamentit, Ruçi: Seanca rifillon pasdite

Kanë dështuar punimet e parlamentit edhe këtë të enjte.”Seanca do të rifillojë në orën 17:00″, tha Ruçi duke i terhequr vemendjen deputeteve të PD.

Shkak u bë një incident me deputetin demokrat Flamur Noka. Ai kërkoi të merrete fjalën për procedurë, por Gramoz Ruçi nuk e lejoi duke ia dhënë fjalën deputetit të LSI, Shezai Rrokaj.

Noka bllokoi foltoren e parlamentit dhe më Ruçi e përjashtoi nga seanca. Opozita vazhdoi të mbajë të bllokuar foltoren, ndërsa Ruçi ndërpreu plotësisht seancën për ta rinisur në orën 17:00.

Shkak për gjithë këtë situatë të acaruar u bë një ofendim i Ramës ndaj Sali Berishës. “Je i rrjedhur” i ka thënë Rama, Berishës. Noka kërkoi të sqarohej kjo situate, por Ruçi nuk e lejoi.

Kjo është java e dytë që ndërpriten seancat plenare. Mazhoranca akuzon se ky është një skenar i parapërgatitur i opozitës. Ndërsa kjo e fundit pretendon se po i mohohet e drejta e fjalës nga kryeparlamentari Ruçi

Share: