Home KRYESORE Paloka: Enveri do na duket si yll demokracie përpara Rames

Paloka: Enveri do na duket si yll demokracie përpara Rames

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ironizoi sot Edi Ramën duke thënë se tani vendi nuk ka më nevojë për opozitë, madje nuk ka fare nevojë që shqiptarët të votojnë.

Ky reagim i Ed Palokës kunder Ed Rames erdhi pas prezantimit nga ky i fundit të platformës së bashkëqeverisjes. Paloka e mbyll postimin e tij në Facebook duke shkruajtur se nëse nuk përmbyset Rama, Enver Hoxha do të na duket si ‘yll demokracie’.

Statusi i plotë:

Nga sot nuk ka nevoje me per opozite , madje nuk ka nevoje fare qe shqiptaret te votojne.

Nga sot , sic e shpalli lideri global, do te bashkeqeverisim te gjithe. Vetem lideri do jete atje LART per te kontrolluar qe gjithshka te shkoj mire.

Po nuk e permbysem, Enveri do na duket si yll demokracie…

Share:
Reklama juaj