Home KRYESORE Paralajmërimi i fortë i Berishës: Kjo shumicë nuk e kap dhjetorin!

Paralajmërimi i fortë i Berishës: Kjo shumicë nuk e kap dhjetorin!

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa foli për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, këtë here jashtë sallës së Parlamentit, bëri edhe një deklaratë të fortë për qeverinë “Rama 2”.

Ai bëri një parashikim të jetëgjatësisë së kësaj qeverie dhe shtoi se nuk do ta zërë dhjetori i 2017.

“Kjo shumicë po tregon, se dhjetorin, siç e ka nisur nga frika dhe tmerri, nuk e zë. Kanë frikë nga fjala. C’po kërkon opozita? Po kërkon që ky komision, në dritën edhe të raportit të OSBE/ ODIHR-it të mblidhen në diskutim, ndërkohë këta s’duan diskutim”, / tha Berisha.

Sa për ndërprerjen e seancës nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Berisha u shpreh se “po fut në parlament metodat e vjetra të policisë sekrete hoxhiste në drejtimin e saj. Dhe e paralajmëroj në mënyrën më serioze, të heqë dorë se janë absolutisht të patolerueshme”. / perfundoi Berisha

Share: