Home KRYESORE PD: Gabimi i Ballës me dokumentin që nxorri bllof Ramën

PD: Gabimi i Ballës me dokumentin që nxorri bllof Ramën

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për shtyp kundërshtoi dokumentet e paraqitura sot nga Taulant Balla se ish-kreu i antidrogës, Dritan Zagani, personi që denoncoi i pari lidhjet e trafikantëve Habilaj me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, ishte dënuar.

“Masa e sigurisë nuk është vendim dënimi. Deri më sot s’ka asnjë vendim gjyqësor për arrestimin e Dritan Zaganit. Sot s’ka asnjë procedim penal”,- tha Alibeaj duke shtuar se sulmet ndaj këtij individi shtohen në një kohë që “rrjeta po shtrëngohet rreth peshqve të mëdhenj”.

Balla doli bllof me dokumentin që publikoi (kliko këtu), pasi aty, ndaj Zaganit, caktohet një masë sigurie “arrest me burg”, çka provon se ai nuk është dënuar. Sikurse disa herë të tjera më parë, Rama të premten në Zonë e Lirë, u shpreh se ish-oficeri i policisë së Vlorës, Dritan Zagani u hodh në sulm ndaj Tahirit pasi u dënua për dekonspirim aksioni policor dhe trafik droge, akuza që po ashtu nuk përmenden në dokumentat që Balla nxorri sot

Share: