Home KRYESORE Prokuroria në deklaratë: Droga që u kap në Vlorë është e Habilajve

Prokuroria në deklaratë: Droga që u kap në Vlorë është e Habilajve

Prokuroria e Përgjitshme lëshoi një deklarate per mediat të minutave të fundit, ku thuhet se droga e kapur në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme është e Habilajve. Prokuroria tregon kujdes të theksojë se ku operacion është zhvilluar në bashkëpunim me SHISH dhe autoritetet e huaja, duke përjashtuar Policinë e Shtetit.

Deklarata e organit të akuzës:

“Nje hetim disa mujor i Prokurorise per Krime te Renda u finalizua me zbulimin e nje sasie te konsiderueshme lende narkotike, ne zonen e Babices, Vlore.

Ne baze te hetimeve te Prokurorise, rezulton se lenda narkotike eshte kultivuar, perpunuar, magazinuar dhe eshte bere gati per trafik nga persona, pjese e grupit kriminal te njohur si Habilaj.

Nderkohe, hetimet po zhvillohen me intensitet te larte, per zbulimin e te gjithe personave te perfshire ne grupit kriminal.

Hetimi eshte zhvilluar ne bashkepunim me autoritetet nderkombetare dhe me sherbimet inteligjente (SHISH)”.

Sipas Sali Berishës që publikoi i pari lajmin e këtij superoperacioni janë 10 ton hashash, ndërsa sipas policisë bëhet fjalë për 4 ton.

Share: