Home KRYESORE Rikthehen reshjet dhe temperaturat e ulëta!

Rikthehen reshjet dhe temperaturat e ulëta!

Sipas parashikimeve gjatë ditës së sotme vendi ynë do të mbulohet nga vranësirat që kryesisht do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të cilat më të dendura do të jenë në zonat malore.

“Parashikohet që nesër të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të javës moti do të jetë i kthjellët POR i ftohtë. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ditën e premte si edhe në fundjave”,-shprehet Metoalb duke parajmeruar se gjithçka pritet të përkeqësohet në fundjavë.

Share: