Home KRYESORE Ristrukturimi, ja 216 drejtoritë sipas varësisë, ministri për ministri

Ristrukturimi, ja 216 drejtoritë sipas varësisë, ministri për ministri

Pas shpalljes së platformës për ristrukturimin e institucioneve të pushtetit qendror, identifikohen 216 drejtori, agjenci, ndërmarrje etj., në varësi të secilës ministri. Ndryshimi i varësisë së drejtorive kryesore reflekton pjesërisht shkrirjen dhe bashkimin e degëve të qeverisjes. Kështu, ndryshe nga sa pritej, Ministria e Integrimit, e cila është shndërruar në një drejtori, nuk figuron në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në varësi të kësaj ministrie, deri më tani, rezulton vetëm një drejtori, ajo e Shërbimit të Trupit Diplomatik. Ndërkaq, 28 agjenci dhe drejtori janë në varësi të Kryeministrisë, ku bie në sy Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Agjencia e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike etj.

Ministria e Drejtësisë, përpos shërbimit të provës, pronave dhe burgjeve, do të ketë në varësi edhe Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor. Ndryshime kanë pësuar edhe drejtoritë dhe agjencitë në varësi të Ministrisë së Kulturës. Gjithashtu konstatohet një reduktim i organeve në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në varësi të kësaj të fundit janë vetëm 9 agjenci dhe drejtori. Ndërkaq, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka kaluar Shkolla e Magjistraturës, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve etj.

Superministria
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Damian Gjiknuri, është shndërruar në një superministri. Ky dikaster ka nën varësi mbi 37 drejtori, agjenci dhe ndërmarrje të rëndësishme të tre ministrive të mëparshme. Në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Autoriteti Rrugor Kombëtar, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, Enti Kombëtar i Banesave, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, Portet Detare, Hekurudha Shqiptare, OSHEE, Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t etj.

Ministria e Financave
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nën varësi 35 drejtori dhe agjenci të rëndësishme, të mbledhura nga tre ministri të ndryshme. Në varësi të ministrisë që drejtohet nga Arben Ahmetaj do të jenë drejtoritë e doganave dhe tatimeve, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Agjencia Kombëtare e Trajtimit të Koncesioneve, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Qendra Kombëtare e Biznesit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimeve dhe Investimeve, Trajtimi i Studentëve, Agjencia e Trajtimit të Kredive, Degët e thesarit etj.

Drejtoritë dhe agjencitë në varësi të çdo ministrie

Kryeministria, institucione në varësi
Agjencia e Prokurorit Publik
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike
Akademia e Shkencave
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
Departamenti i Administratës Publike
Agjencia Telegrafike Shqiptare
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Komiteti Shtetëror i Minoriteteve
Komisioni i Prokurorit Publik
Inspektorati Qendror
Komiteti Shtetëror i Kulteve
Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit
Agjencia e Programeve të Asistencës Akredituar nga BE
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale
Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara
Agjencia e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare
Agjencia Kombëtare për Zhvillim Rajonal
Agjencia për Zhvillimin Ekonomik Rajonal
Agjencia për Zhvillim Rajonal me qendër në Tiranë
Agjencia për Zhvillim Rajonal me qendër në Korçë
Agjencia për Zhvillim Rajonal me qendër në Vlorë
Agjencia për Zhvillim Rajonal me qendër në Shkodër
Degët e ADISA

Ministria e Drejtësisë, organe në varësi
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit
Shërbimi i Provës
Qendra e Publikimeve Zyrtare
Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike
Instituti i Mjekësisë Ligjore
Avokatura e Shtetit
Komiteti Shqiptar i Birësimit
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
Agjencia e Trajtimit të Pronave
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit
Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor
Shërbimi Social Shtetëror
Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
Instituti i Integrimit për ish të Përndjekurit
Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë
Shërbimet Spitalore
Drejtoritë e Shëndetit Publik
Spitalet Rajonale
Instituti i Shëndetit Publik
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror
ISKSH
Qendra Kombëtare Biomjekësore
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore
Qendra e Shërbimit Mjekësor, Klinika Qeveritare
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Klinika Stomatologjike Universitare

Ministria e Brendshme, organe në varësi
Policia e Shtetit
Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
Prefektët e Qarqeve
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit
Garda e Republikës
Qendra e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit
Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit
Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, organe në varësi
Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, organe në varësi
Prodhim Mobile sh.a Tiranë
Agjencia Kombëtare e Turizmit
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Zyra e Shërbimit Turistik
Albturist TO sh.a
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Drejtoritë Kombëtare të Mjedisit
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organe në varësi
Agjencia Kombëtare Bërthamore
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave
Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
Agjencia për Efiçencën e Energjisë
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Autoriteti Rrugor Kombëtar
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
ALUIZMI
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Enti Kombëtar i Banesave
Instituti i Ndërtimit
Organi Kombëtar i Investigimit të Transporteve
Instituti i Transportit
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor
Autoriteti i Aviacionit Civil
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor
Degët Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor
Portet Detare
Ndërmarrja e Ndërtimit të Hidrocentralit Banjë
Ndërmarrja e Kontrollit të Shërbimit të Mjeteve Ujore, Vau i Dejës
Regjistri Detar Shqiptar
Hekurudha Shqiptare
OSHEE
Albtransport
Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t
Drejtoritë Rajonale të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Albkromi Shqiptar
Albbakër Tiranë
Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme
NP Çeliku Elbasan
Uzina e Plehrave Azotike Fier
Uzina e Superfosfatit Laç
Kombinati Energjetik Elbasan

Ministria e Bujqësisë, organe në varësi
Drejtoritë e Bujqësisë
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë
Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve
Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Agjencia e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës
Inspektoriati Shtetëror i Ujërave
Agjencia e Ujit dhe Banesave
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
Bordi Rajonal i Kullimit
Degët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Ministria e Mbrojtjes, organe në varësi
Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve dhe Shtëpitë e Pushimit
Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake
Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare
Autoriteti i Kontrollit Shtetëror i Eksporteve
Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura
Shtabi i Përgjithshëm
Drejtoria e Shifrës
Tipografia Ushtarake
NPV Ushtarake

Ministria e Kulturës, organe në varësi
Instituti i Monumenteve të Kulturës
Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare
Galeria Kombëtare e Arteve
Qendra Kombëtare e Kulturës
Muzetë
Zyra e Koordinimit Butrint
Fototeka Kombëtare Marubi
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike
Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik Tiranë
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë
Galeria Kombëtare e Arteve
Biblioteka Kombëtare
Qendra e Realizimit të Veprave të Artit
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit
Cirku Kombëtar
Teatrot
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës
Alba Film Studio sh.a
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” – Shkodër

Ministria e Arsimit dhe Sportit, institucione në varësi
Agjencia Kombëtare e Provimeve
Instituti i Zhvillimit të Arsimit
Inspektoriati Shtetëror i Arsimit
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit
Shërbimi Kombëtar për Rininë
Drejtoritë Arsimore Rajonale
Zyrat Arsimore
Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore
Agjencia e Shërbimit të Sporteve
Klubi Sportiv “Studenti”
Klubi Shumësportësh Partizani
Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë
Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë
Federata
Komiteti Olimpik Shqiptar
Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve
Shpërndarja e Librit Shkollor
Të gjitha Universitetet
Shkolla e Magjistraturës

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, institucione në varësi
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Drejtoria Rajonale Doganore
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave
Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore
Qendra e Regjistrimit të Aksioneve
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Agjencia Kombëtare e Trajtimit të Koncesioneve
Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Qendra Kombëtare e Biznesit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimeve dhe Investimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Degët e Shërbimit Kombëtar të Punësimit
Degët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore
Kombinati i Sheqerin
Ndërmarrja Industriale nr. 1
Nimex sh.a
Tregu i Shitjes me Shumicë i Fruta Perimeve
Trajtimi i Studentëve
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit
Agjencia e Trajtimit të Kredive
Shoqëritë Huamarrëse nën Administrim
Shtypshkronja e Letrave me Vlerë
Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit FAF sh.a
Degët e thesarit
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
Degët Rajonale të Tatimeve
Tatimpaguesit e Mëdhenj/shqiptarja.com

Share: