Home KRYESORE Saimir Tahiri, çun risku… Nga Ylli Dylgjeri

Saimir Tahiri, çun risku… Nga Ylli Dylgjeri

0

Sonte nuk do të bëj humor! Më ndjeni miq.

Dëgjova me vëmendje z.Saimir Tahiri në Opinion. E dëgjova dhe ndjeva dhimbje për njerzit që i marrin këto përgjegjesi në jetë.

Kam punuar dhe unë vite në MB. Kam nderuar 4 Ministra të Brendshëm. Të gjithë të majtë. Të gjithë socialistë.Të gjithë familjare. JO! Ka qënë shkollë e përgjegjësi tjetër e tyre.

E dëgjova, e dëgjova, deri në fund, dhe thashë:
Ky është çun risku!
Ku jemi sot?
Bilanci që i la vendit: qindra ha drogë të mbjella. Dhjetra ton drogë të magazinuara. Qindra te rinj të droguar. Më tej; Të vrare po.Të prangosur po. Sherre po. Oficerë policie të larguar e të pushuar nga puna si trafikantë. Një rini në ikje. Një opinion të shkatërruar. Një europë të larguar. Një Shqipëri të rënuar. Nje minister te kallxuar.

Ndërkohë, Saimiri djalë i ri mund të dënohet. Mund të bëj edhe disa vite burg. Në fund pasi të dalë mund të jetoj edhe si i pasur.

Ja vlen.
Ky sot quhet çun risku.

Share:
Reklama juaj