Home KRYESORE Salianji publikon videon: Shikoni si festoi Dako pas zgjedhjeve me bandën kriminale...

Salianji publikon videon: Shikoni si festoi Dako pas zgjedhjeve me bandën kriminale të Durrësit

Deputeti i PD-së Ervin Salianji nga Kuvendi, ka reaguar duke ngritur akuzat e lidhjes së qeverisë me krimin. Ai madje ka publikuar një video ku sipas tij kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka festuar zgjedhjet e 25 qershori me një bandë kriminale, shkruan Panorama.

“Dua t’iu tregoj një video. Pak më parë përfaqësuesit tuaj thanë që janë foto rastësorë këtë me krimin. Jo jo nuk janë rastësore. Ka grup të strukturuar dhe që koordinohet nga ju dhe që investoi në zgjedhje, si rasti i fundit i arrestimit të Durim Keçit. Po kryeministrit mbase nuk i thotë gjë së mbase e njeh me emrin Dur Keçi. Sot nuk del dhe ta falënderojë për gjithë kontributin që ka dhënë.

Këtu vetëm në një tavolinë janë shtatë të kërkuar dhe dy besoj se do jenë pas hekurave shumë shpejt. Gjushi i Durrësit dhe Çela i Durrësit bashkë me të arrestuarin e këtyre kohërave shikohet duke festuar me muzikë dhe me hare fitoren e zgjedhjeve. Ja urdhëroni se e keni të plotë se si gëzojnë fitoren e zgjedhjeve pushteti kriminal”, tha Salianji…

Share: