Home KRYESORE Sebastian Kurz bëhet lideri më ri në botë, fiton zgjedhjet në Austri

Sebastian Kurz bëhet lideri më ri në botë, fiton zgjedhjet në Austri

0

31-vjeçari Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet për kancelar në Austri, duke u bërë kështu edhe drejtuesi më i ri i një vendi në botë.

Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më shumë vota (30.2%) në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme në Austri.

Ai ndiqet nga partia aktuale në pushtet, SPO, e kancelarit aktual Christian Kern, e cila ka arritur 27.1%.

Edhe pse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, çdo gjë flet për Sebastian Kurz.

Në mandatin e fundit qeveritar, Sebastian Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve në Austri.

Share:
Reklama juaj