Home KRYESORE Selami “godet” Bashën: Dënimi i eliminimit të deputetëve, hipokrizi!

Selami “godet” Bashën: Dënimi i eliminimit të deputetëve, hipokrizi!

Çështjet e brendshme të Partisë Demokratike nuk janë mbyllur dhe duket se nuk do të mbyllen edhe për disa kohë. Kësaj radhe ishte Eduard Selami që ka sulmuar Lulzim Bashën pas fjalimit të këtij të fundit në parlament me rastin e përkujtimit të 70 vjetorit të vrasjes së deputetëve opozitarë nga regjimi Hoxhist.

Në llogarinë e tij të twitterit, fjalimin e Bashës Selami e ka quajtur hipokrizi, pa hezituar ta krahasojë kryetarin demokrat me Enver Hoxhën. Sipas Selamit, Basha shfaq të njëjtat karakteristika si të Enverit, duke thënë se nga mundësitë dhe koha, Basha është një diktator modern, që përdor të njëjtat metoda si Hoxha.

Tashmë ndarja mes kritikëve dhe Bashës është e qartë dhe kryetari demokrat duhet të zgjedhë ose të krijojë mundësinë e bashkimit të një partie të përçarë, ose të shpresojë se çfarë do t’i sjellë e ardhmja.

Share: