Home KRYESORE Shembja e shtëpive në Himarë, një person tentoi ti vendosë flakën autobotit...

Shembja e shtëpive në Himarë, një person tentoi ti vendosë flakën autobotit me gaz

Shembja e shtëpive në Himarë është shoqëruar me incidente. Policia thotë se është parandaluar një tragjedi, pasi një person tentoi ti vendosë flakën autobotit me gaz.
Në një ragim për mediat policia e shtetit thotë se janë angazhuar 163 forca policie, mes tyre dhe FNSH-ja.

Policia: “Aktualisht bëhet me dije se janë prishur 5 objekte. Në ambientet Policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shëmben objektet.

Policia dhe grupet e FNSH-së janë në gatishmëri për mbarvajtjen e aksionit dhe parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal”./Opinion.al

Share: