Home KRYESORE Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në mes të Durrësit/ Arrestohen dy gratë tutore

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në mes të Durrësit/ Arrestohen dy gratë tutore

Dy gra janë vënë në pranga nën akuzën e “Shfrytëzim prostitucionit” nga policia e Durrësit.

57-vjeçarja S.S dhe 49 vjeçarja T.T, të dyja banuese në Durrës, u arrestuan si pjesë e finalizimit të një operacioni ditën e djeshme pas një pune hetimore 2-mujore.

Të dyja gratë janë kapur në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit.

Policia bën me dije gjithashtu se është dokumentuar se shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar edhe femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar.

Në ngarkim të shtetaseve të mësipërme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të tutores S.S. dhe “Prostitucion” në ngarkim të shtetases T.T. /360grade.al/

Share: