Home KRYESORE Shkarkohet drejtoresha e burgut e emëruar nga LSI: Ja mesazhi i saj...

Shkarkohet drejtoresha e burgut e emëruar nga LSI: Ja mesazhi i saj për Qeverinë

0

Xhoi Jakaj është larguar nga drejtimi i burgut të grave “Ali Demi”. Ajo ishte emëruar një vit më parë nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Jakaj përmes një postimi në facebook thotë se shkarkimi i saj nuk u shoqërua me motivacion por thjesht nuk u pa e arsyeshme vazhdimësia e saj në këtë detyrë.

“Per mua nuk ka punonjës dembel te paafte as sistem te korruptuar, te tille i bëjnë drejtuesit kur ata nuk drejtojnë me parime dhe shembuj konkret, unë ia dola dhe po ik me kokën lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre,” thote Jakaj

Statusi në facebook i Xhoi Jakaj

Si sot nje vit ne kètè ore Ministri i drejtesise me emroi drejtore ne Ievp Ali Demi Tirane.

Ne nje vit ndryshova shumecka ne sistemin e burgjeve

1- Mendesine e te drejtuarit
2-Miresine qe mund te transmetosh edhe ne nje sistem ku punohet me te denuar e te paraburgosur
3- Sfidova veten dhe ne nje vit pune kète sfide jam e bindur qè e fitova,

Faleminderit stafit punetor qe me mbeshteten ne te gjitha çmendurite e mia per te ndryshuar sistemin jo pak te korruptuar

Faleminderit atyre qe me besuan kete detyre:

Sfida vazhdon…

Share:
Reklama juaj