Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Shqiptaret fluks aplikimesh dhe, prishen serverat e Lotarisë Amerikane (foto)

Shqiptaret fluks aplikimesh dhe, prishen serverat e Lotarisë Amerikane (foto)

0

Lotaria amerikane ka nisur në datën 3 tetor dhe ka një bum aplikimesh nga Shqipëria. Numri i lartë i aplikantëve në faqen e internetit që ofrohet nga Departamenti i Shtetit, ka sjellë probleme me serverat që gjenden në Shtetet e Bashkuara.

Programi i lotarisë amerikane është një mënyrë që iu ofrohet shtetasve të huaj, për të ardhur si emigrantë në SHBA, duke u dhënë të drejtën të punojnë e jetojnë në mënyrë të përhershme në këtë vend sëbashku me familjet e tyre ( bashkëshorten dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç).

Aplikimet për lotarinë amerikane, DV-2019, dorëzohen elektronikisht duke filluar që nga mesdita e datës 3 tetor, 2017 e martë, mesditë (Eastern time) deri ditën e martë 7 Nëntor, 2017.

Gjatë periudhës së regjistrimit applikantët do të kenë akses për formularin, Form (E-DV), në adresën www.dvlottery.state.gov. Aplikantëve u sugjerohet që të mos presin deri ditën e fundit.

Share:
Reklama juaj