Home KRYESORE “S’kam ku t’i çoj lekët”: këngëtarja e njohur shqiptare sqaron deklaratën e...

“S’kam ku t’i çoj lekët”: këngëtarja e njohur shqiptare sqaron deklaratën e bujshme!

Pak kohë më parë deklarata e këngëtares Eranda Libohovës në një emision ku u shpreh se nuk kishte ku t’i çonte paratë, bëri bujë në media e rrjete sociale dhe këngëtarja u kthye në qendër të vëmendjes.

Mirëpo e ftuar sot në emisionin “Një kat më lart”, Eranda sqaroi se deklarata e saj është keqinterpretuar pasi ajo e tha me humor.

“Nuk jam me teorinë që publiciteti i keq është gjithnjë publicitet. Nuk më pëlqeu fare, këngën nuk e kam hobi, por e kam profesion. Unë kam mbi 30 vjet që punoj. Nuk jam mësuar të keqpërdor paranë, apo të tallem me këto deklarata qesharake që të nxjerrin mbi të gjitha dhe një fyçkë. Si mund të them unë se s’kam ku ti çoj paratë dhe nxjerrin foton mbi jaht që e kam bërë për një revistë, ai nuk është jahti im personal”, tha Eranda.

“Unë për momentin u mërzita shumë, unë jam shumë e rezervuar. Kur dal në intervista nuk flas për make up-in, këpucët, por flas gjithmonë për punën”, përfundoi këngëtarja./360grade.al

Share: