Home KRYESORE Spartak Ngjela: Katër demokratë humbën paratë në Qipro

Spartak Ngjela: Katër demokratë humbën paratë në Qipro

Në emisionin e Artur Zhejit “360grade”, ishin te ftuar Spartak Ngjela, Nikollë Lesi, Ervin Salianji dhe Aleksandra Bogdani

Ngjela: Dale ore se jemi profesionistë këtu. Po c’punë ka kryeministri me krimin ordiner. Atë e ka prokuroria, prokuroria është e Saliut.
Salianji: Krimi i organizuar nuk ka lidhje me prokurorinë, ajo është ndërhyrje e policisë.
Ngjela: Lëre mo policinë, cfarë policie. Ka akuzë aty, të lutem edhe njëherë. Këta i nxjerr gjykata zotëri, këta i nxjerr prokuroria. Më dëgjo të lutem.
Salianji: Po, po nuk ka shkuar askush.
Ngjela: Prit se jemi duke folur me njerëzit të lutem. Ai përmendi ata që ka nxjerrë gjykata, e di ti apo jo? Ata që përmendi ai i ka nxjerrë gjykata, të gjithë emrat. Kanë dalë me pafajësi. Është goditur pushteti gjyqësor dhe brenda pushtetit gjyqësor është Saliu. Ky s’ka gjë në dorë fare, ky është pafille. Edhe një herë, mos më krijoni mua peng i bandave, ku di ky të komunikojë me bandat. Ky s’ka asnjë strukturë mentale.
Salianji: Se ju thoni filxhani, po ëndrrat do lexojmë tani? Cfarë na del në ëndërr?
Ngjela: Ky more zotëri i nderuar ka shpresën te kryetari juaj, të bllokojë Vettingun. Kaq po të them unë. Ku ka fuqi ai për bandat.
Salianji: Ne si parti dhe kryetari jonë u kanë dhënë mbështetje të fortë. Unë nuk jam këtu për të lexuar ëndrrat. As për të interpretuar ëndrrat.
Ngjela: Dëgjo me vëmendje. Shumë mirë që e pranoni si arbitër ambasadorin amerikan. Ai do të dali t’ju thotë se me kë janë të lidhur ata. Atëherë ruhuni se mos ndërroni trajektoren. Kini parasysh se jeni politikan i ri, mos ndërro trajektore në politikë. Mos fol përpara se nuk dihet kush është i lidhur.
Salianji: Nëse janë të lidhur edhe politikanë të PD, shumë mirë. Do të jetë të shkojnë para, por nuk ka asnjë dhe deri më sot nuk ka asnjë akuzë publike.
Ngjela: Përse?
Salianji: Po e themi ne. Për politikanë të PD të lidhur me krimin.
Ngjela: Po dale, nuk ka për askënd.
Salianji: Jo ka për PS, ja po ti themi ne. A e ke pasur drejtorin në Sarandë të fliste nga zyra dhe ke në kërkim që foli ai zotëria apo jo. A e nxorri kryetari i Bashkisë së Durrësit këtë zotërinë tjetër apo jo?
Ngjela: Dale, një minutë të lutem. Publike thua ti apo të dhëna?
Salianji: Publike, të dhëna publike të ambasadorit.
Ngjela: Katër ke në Qipro që kanë humbur para nga të tutë. Ka edhe nga këta, por katër janë të tutë. Të lutem, mos e zgjat, do të dalin. Do ti dëgjoni.
Salianji: Tani po flasim për krimin e organizuar këtu jo për këta.
Ngjela: Do të bëj një pyetje.
Salianji: Më shumë.
Ngjela: Po kishte bashkëpunëtorë më të afërt sesa Ministri i Financave me Saliun? Pse nuk e vendosët si kandidat? Bode, e di ti cfarë është Bode apo jo? Tezoriel i Saliut. Si e la tezorielin jashtë ai? Ai bëri mirë që e la jashtë, por e la se janë këto. Tani nuk e di unë se sa janë të implikuar të tjerët.
Salianji: Dmth paska bërë mirë. Kanë bërë mirë apo kanë bërë keq që ti japim një kredit?
Ngjela: Unë nuk kam besim. Nuk e di unë mirë e keq. Unë jam politikan, po bëj analizë. Ato mirë e keq kur të shkosh në kishë. Pra edhe një herë, këtu kemi një gjë shumë serioze. Ne kemi kërkuar FBI të hetojë, unë nuk besoj nga hetimet e tyre. Të gjitha këto që i kam, i kam nga hetimi ndërkombëtar. Në dhjetor, janë të gjitha off shoret nën kontrollin e FBI-së. Në dhjetor merr fund loja. Sa para ju kanë gjetur këtyre dhe sa do dalin kur të na dalin faktet e organeve të specializuara? Nese s’ka organe të specializuara, ka hamëndje. Me hamëndje nisem, një shtet i pakontrolluar, këta kanë bërë namin, të gjithë kanë vjedhur. Pra do t’i shikojmë me mënyrë profesionale hetimi. Këta pse tremben? Pse duhet të tremben nga reforma në drejtësi? Reforma në drejtësi do drejtohet nga bnivele shumë të larta, por nqs nuk eliminohet pushteti i sotëm gjyqësor, prokurori dhe gjykatë nuk luftohet dot korrupsioni.
Salianji: Ku jemi kundër këtu? Cfarë polemike po bëjmë? Jemi në diskutim vetëm dicka të them, PD është në opozitë sot, ka katër vjet. Edhe për shkak të ndonjë gabimi në të kaluarën është në opozitë sot dhe e ka pranuar rolin e saj katërvjecar.
Ngjela: Kush?
Salianji: PD është në opozitë sot. Ka 4 vjet Edi Rama që qeveris dhe hedhja dhe shpërndarja e fajit i shërben më shumë Ramës se gjithcka tjetër. Dhe revatilizimi i situatës. Gjyqtarët kanë dalë me emër dhe thonë, kanë dal para dy ditësh e thonë: Para nesh nuk vjen asnjë njeri që drejton dhe është organizator i trafikut të lëndëve narkotike. Mos harrojmë që përvec ambasadorit amerikan ka pasur një instancë më të lartë, departamenti i shtetit ka thënë: Shqipëria është qendër rajonale dhe operacionale e trafikut të drogës. Kur është qendër rajonale e trafikut të drogës, nuk ka të bëjë me gjykatën kjo, ka të bëjë me vullneti politik dhe është i qeverisë, nuk është i asnjë gjyqtari, as prokurori. Prandaj nuk e lëshon Rama gjyqësorin dhe Vettingun.
Ngjela: Këtu nuk më intereson fare cfarë janë këta. Ata janë pa pushtet, ata janë ku thërret qameti. Ne jemi me qeverinë, kundër qeverisë, po flasim për qeverinë këtu. Nuk më duhet mua c’ka bërë, më duhet c’bën. Ato i ka FBI në dorë. Ata që do i hetojnë. Tani hajde flasim c’bën, cfarë më duhet c’kanë bërë ata. Se c’kanë bërë e di mirë unë. Cështja qëndron cfarë po bën ti, të kam dhënë pushetin, cfarë po bën me të? Ai po vjedh, ai po mbron këto dhe një nga arsyet kryësore që ka krijuar ai një gjuhë të ashpër është se është qeveria, kush i pyet këta? Këta janë e mbahen akoma, jo ky se ky s’ka ndonjë gjë. Ata mbahen akoma sepse është struktura e vjetër e pushtetit gjyqësor. Iku pushteti gjyqësor, nuk dihet se ku shkojnë.360grade.al

Share: